Nga dita e sotme deri në dy javët e ardhshme do të kemi lehtësim të masave antiCOVID, ku ora policore është shtyrë më 2 orë. Nga sot qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në porën 22:00 ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.
Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Të gjitha këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 12 prill dhe do të jenë për një periudhë kohore 2 javore, që do të jetë në fuqi edhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Lehtësimi i masave erdhi si rezultat i uljes së infektimeve dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv në të gjithë vendin.