Policia Rrugore e Tiranës, ka vendosur 12.551 gjoba, gjatë javës që lamë pas (01.12.2024 - 07.12.2024).

Policia bënë me dije se, 9.105 gjoba janë vendosur për qëndrim të gabuar, 25 gjobat janë vendosur për për xhama të zinj, 730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

Blutë sqarojnë se janë bërë edhe 25 arrestime, ndalime dhe procedime.

Masat administrative:

-12.551 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.793 në ditë

-25 masa për xhama të zinj

-730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

- 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

- 743 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

- 427 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

-9.105 masa për qëndrim të gabuar

- 297 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

25 arrestime, ndalime dhe procedime penale:

-9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

-2 persona për pa leje drejtimi.

-10 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

- 1 person për korrupsion aktiv.

- 1 person largim nga vendi i aksidentit "

-2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.

Pezullime dhe bllokime:

-15 raste të ndryshme.

-31 drejtues për shpejtësi mbi normat e lejuar

- 8 drejtues nën ndikimin e alkolit

-12 automjete u bllokuan, përfshirë 6 për munges dokumentacioni