127 raste të reja dhe 4 viktima! Mbyllet banka e nivelit të dytë në Vlorë, preket edhe nëndrejtoresha e shkollës në Ersekë (VIDEO)

TIRANË- Me 4 qytetarët që humbën sot betejën me COVID-19 shkon në total 384 numri i viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Në bilancin ditor të bërë nga Minstria e Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 127 raste të rea, që kanë ardhur si rezultat i 720 testimeve të kryera.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana, një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë edhe gjatë ditës së sotme. "Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë", bën me dije Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Megjithatë, teksa paraqitet një situatë e mirë e të shëruarve, nuk është e njëjta panoramë edhe në dy spitalet COVID në Tiranë, ku numri i të shtruarve vijon të jetë në rritje. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe 'Shefqet Ndroqi' po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Theksi në apelin e ministrisë së shëndetësisë është në vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura.

 "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.  Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh", përfundon Ministria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Elbasan/Pozitive edukatorja e kopshtit, fëmijët lajmërohen të qëndrojnë në shtëpi deri në dezinfektimin e ambienteve

Një edukatore e kopshtit nr.9 në Elbasan ka rezultuar pozitive me COVID-19 duke bërë që administrata të lajmërojë fëmijët dhe prindërit e tyre që ato të mos paraqiten përkohësisht deri sa të bëhet dezinfektimi i ambienteve të kopshtit.

Gjithashtu ka nisur edhe hetimi i epidemiologjik i kolegëve dhe kontakteve të edukatores duke u bërë tamponi.

Ora 14:24
COVID19/ Infektohen 3 infermierë dhe 2 mjekë në qendrën shëndetësore në Elbasan, karantinohen në shtëpi

ELBASAN- Tre infermierë dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore të lagjes Skendërbej në Elbasan, janë konfirmuar me koronavirus.

Pas daljes së përgjigjjes së tamponit ata janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që personeli i vetëkarantinuar është zëvendësuar me personel tjetër dhe shërbimi vazhdon normalisht në qendrën shëndetësore të lagjes Skënderbej.

Ora 13:37
COVID19/ Infektohet një punonjës, mbyllet banka e nivelit të dytë në Vlorë, preket edhe nëndrejtoresha e shkollës në Ersekë (VIDEO)

Një tjetër rast ka rezultuar pozitiv në shkollën 9-vjeçare në Ersekë. Pas mësueses së fizikës, e cila rezultoi të dielën pozitive, është prekur edhe nëndrejtoresha e shkollës. Sipas informacioneve për Report Tv, ajo është karantinuar prej ditësh në banesën e saj.

Ndërkohë që edhe në Vlorë është mbyllur nga ISHSH një degë e bankës së BKT-së.

Shkak ka qenë konfirmimi me koronavirus i një prej punonjësve të bankës. Punonjësit e tjerë do t'i nënshtrohen testimit dhe pritet përgjigja nëse ka persona të tjerë të infektuar.

Dega e bankës së BKT-së do të qëndrojë e mbyllur deri në një moment të dytë.

1601393281_bkt.jpg

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare