12-vjeçari britanik prej muajsh në koma, mjekët duan t’i heqin aparaturat por familja vijon betejën për jetën e tij

12-vjeçari britanik prej muajsh në koma, mjekët duan t’i heqin aparaturat por familja vijon betejën për jetën e tij

Prindërit e Archie Battersby , djalit 12-vjeçar nga Britania, i cili prej muajsh ndodhet në koma, po luftojnë betejën e fundit ligjore për jetën e djalit të tyre. Ata po kërkojnë leje për ta transferuar djalin nga një spital në Londër, ku po trajtohet, në një qendër mjekësore “për një fund dinjitoz ”, siç tha nëna e djalit, Holly.

"Nëse ata refuzojnë ta çojnë atë në një qendër, do të jetë thjesht çnjerëzore dhe kundër dinjitetit të Archie," tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se "ne do të luftojmë deri në fund për të drejtën e Archie për jetë".

Kërkesa e tyre është nën shqyrtim gjyqësor. Dje u refuzua ankesa e prindërve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut , e cila vendosi se ajo nuk ka juridiksion.

Pati vendime të mëparshme nga gjykatat britanike në shkallën e parë dhe të dytë që vendosën që mjekët mund ta shkëputnin djalin nga makineritë që e mbajnë në jetë. Sipas vlerësimeve të mjekëve nuk ka mundësi për ringjallje.

12-vjeçari është në jetë nga aparaturat që prej  datës 7 prill, kur u gjet pa ndjenja.  Vlerësimi i mjekëve, i cili u pranua edhe nga gjykatat, është se ai nuk ka funksion të trurit dhe nuk reagon ndaj stimujve.

Vendimet e gjykatës u dhanë mjekëve të drejtën të mbyllnin aparaturat nga e mërkura, por një apel në GJEDNJ e “ngriu” procesin. Deri në vendimin përfundimtar për fatin e djalit, asgjë nuk do të ndryshojë në trajtimin e tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter