Një vendim i Këshillit të Ministrave ka bërë të mundur rritjen e pensioneve për 13 mijë pensionistë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini thotë për Report Tv se këta persona kanë përfunduar marrëdhëniet e punës në vitet 1994 deri 1996, shkak për të cilin përfitonin pensione mjaft të ulëta.
Bëhet fjalë për kategori si ish-mësues apo ish-minatorë, të cilët do të përfitojnë rritje pensionesh deri 3,700 lekë.
"Me vendimin 409, Këshilli i Ministrave realizoi një ngushtim diferencash apo një rritje të diferencuar të pensioneve për arsimtarët që kishin dalë me 60% deri në vitin 1994, për të gjithë personat që kishin punuar në miniera nëntokë dhe kishin plotësuar moshën e pensionit për pension të plotë. Si dhe për një kategori të madhe pensionistësh të cilët kishin dalë në pension nga 94-96, por pagat e tyre kanë qenë shumë të ulëta sepse i përgjigjeshin pagave të viteve '92, '93 dhe '94", u shpreh Emini.
Lidhur me rritjen e pensioneve me 3% të sapomiratuar nga Qeveria, Emini thotë se shtesa do të zbatohet në masë të barabartë për të gjithë qytetarët.
"Nuk kemi të bëjmë me rritje të diferencuar, por secili merr atë që duhet në mënyrë të barabartë. Ka qenë e gabuar ajo që bënim më përpara, që pensionet e ulëta i rrisnin më shumë në mënyrë që kishin mundësi të mbulonin nevojat jetike, por kur vjen fjala për indeksim, indeksimi i pensioneve duhet të jetë i barabartë pasi pasojat e tij janë të barabartë në të gjitha pensionet", thotë me tej, Emini.
Nga rritja e pensioneve përfitojnë rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 mijë marrin, aktualisht, pensione, por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në deri në fund të këtij viti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO