Për herë të parë këtë vit, Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Shën Ndout në Laç po ofron shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 të martave të pelegrinazhit. Nga muaji qershor, kjo qendër do të vijojë funksionimin si qendër shëndetësore verore.
Ministrja Evis Sala tha se ka patur rreth 700 aplikime për 300 vende vakante për mjekë e infermierë për të shërbyer në këto qendra gjatë verës.
“Ky është një lajm i mirë pasi tregon dedikimin, rritjen e interesit, përkushtimin, por dhe besimin në portalin e punësimeve në shëndetësi”, u shpreh Sala.
Ndërkohë, 36 qendra shëndetësore verore, të shtrira nga veriu në jug të vendit, do të jenë plotësisht funksionale 24/7 të pajisura me kapacitetet e nevojshme mjekësore, duke garantuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët gjatë gjithë sezonit turistik.
Komente








