Deti është trazuar ndjeshëm në zonën e Kunës, në Shëngjin, ku dallgët e fuqishme kanë dalë mbi shëtitore dhe kanë depërtuar deri në rrugë.

Situata ka ngritur shqetësimin për dëmtimin e mundshëm të infrastrukturës publike dhe private. Erozioni detar mbetet një problem shqetësues për këtë zonë, ku fenomeni është bërë gjithnjë e më i pranishëm gjatë viteve të fundit.

Banorët dhe bizneset e zonës mbeten të ekspozuar ndaj pasojave të përkeqësimit të kushteve detare.


Lajmi kryesor:

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)