Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me sasinë e kokainës që ishte nisur nga Kolumbia dhe kaloi tranzit edhe në Shqipëri për në Maqedoni me destinacion final Slloveninë. Policia shqiptare thotë se ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.
"Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.
Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.
Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë" thotë policia e shtetit shqiptar.
Lajmi kryesor: