1.3 ton kokainë hyri në Shqipëri mes kontejnerëve me banane! Në dijeni DEA, Italia e SPAK...EMRAT e 4 shqiptarëve të arrestuar në Maqedoninë e Veriut /FOTOT

TIRANE - Rreth 1.3 ton kokainë u sekuestruan pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, në një fshat 10 kilometra larg Tetovës, në një skemë të përdorur gjerësisht nga trafikantët, përmes transportit të lëndës narkotike me trajler fshehur në kontejnerët me banane. Itinerari i ndjekur përfshin edhe Shqipërinë. Kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut. Ky itinerar ishte zbuluar nga DEA amerikane dhe policia italiane që bashkëpunuan në këtë operacion, ku pasi vunë në vëzhgim trafikantët, kërkuan ndihmën e Shqipërisë. Me ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), trajleri me kontejnerët me banane u mbajt në vëzhgim, nga ku rezultoi se nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare. Kur u kuptua se vendi ynë u përdor thjesht tranzit, pa rënë në sytë e trafikantëve, për të mos devijuar rrugën e tyre, trajleri u la të kalojë për në Maqedoninë e Veriut, ku edhe u bllokua nga autoritetet në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, destinacioni final i kokainës ishte Koper, në Slloveni.

Deri më tani në këtë aksion policor pjesë e një goditje të madhe ndërkombëtare për trafikun e drogës që përfshin policinë italiane dhe DEA të SHBA, janë ndaluar 5 persona në Maqedoninë e Veriut. Ata janë 4 shqiptaro-maqedonas, pra Shqiptararë të Maqedonisë së Veriut, dhe një person nga Mali i Zi. 

Në pranga ranë porositësit e kontejnerëve me banane, të cilët janë dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin, vellai i porositesve. Personi i pestë i ndaluar, është shqiptaro-maqedonasi Rauf Ismani i cili ishte me një furgon para kontejnerit. Kompania e bananeve është "Baniks LTD". 

Sipas gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, gjatë rrugës në Shqipëri, shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa, një për t'u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.  Sipas gazetarit Rusta, autoritetet italiane kanë bërë dorëzimin e kontrolluar, duke zëvendësuar pjesën më të madhe të kokainës, por nuk dihet ende se me çfarë, ndërsa në njërën nga pakot me 1 kg kokainë ishte vendosur GPS. 

1582149275_drogemaqedoni001.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:51
Kapja e 1.3 ton kokainë, Çulev: Është fundi i kohës kur udhëheqja e Ministrisë së Brendshme bashkëpunonte me kriminelët

1582153186_PetarCulev.jpg

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev ka reaguar përsa i përket sasisë rekord të kokainës të kapur në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çulev bën me dije se kapja dhe më pas sekuestrimi i 1.3 ton kokaine tregon qartë se “ka ardhur fundi i kohës kur udhëheqja e Ministrisë së Brendshme bashkëpunonte dhe mbështeste strukturat kriminale”.

Sipas Çulev, Ministria e Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë sërë masash dhe se gjithë kapaciteti i saj është vendosur në mbrojtje të sigurisë dhe qytetarëve.

“Ministria e Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë spektër të gjerë të masave dhe aktiviteteve operative. Tërë kapaciteti i këtij institucioni tashmë është vënë në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjen e sigurisë së vendit. Ky është fundi i kohës kur udhëheqja e Ministrisë së Brendshme po bashkëpunonte dhe po mbështeste strukturat kriminale në vendin tone”, shkruan Çulev teksa shton se informacione shtesë për rastin do të bëhen publike nesër.

Ministri i përkohshëm, i cili u propozua nga partia opozitare VMRO-DPMNE, aktualisht është i përfshirë në një betejë në zhvillim me paraardhësin e tij, tashmë kryeministër i përkohshëm, Oliver Spasovski, mbi kontrollin e Ministrisë. Culev e ka akuzuar Spasovskin për një listë të gjatë të çështjeve si të paaftësisë ashtu edhe të korrupsionit, por kryesor ndër akuzat është marrëdhënia e ngushtë që partia në pushtet ka me partitë e ndryshme kriminale.

Ora 22:46
Shoferi i kontejnerit të bananeve ku u fsheh kokainë, një person nga Mali i Zi

Një nga personat e arrestuar për kokainën e sekuestruar në Maqedoni është edhe shoferi i  trajlerit të kontejnerëve me banane. Ai është nga Mali i Zi, dhe Report Tv mëson se identiteti i tij është Jovan Kosovic. Ai ka qenë në kamion së bashku me Jetmir Hebibin, gjithashtu i arrestuar.

Bashkë me ta është arrestuar edhe një shqiptaro-maqedonas, Rauf Ismani, i cili ishte me një furgon përpara kontejnerëve me banane ku ishte fshehur edhe kokainë. 

Pra në total janë arrestuar 4 shqiptaro-maqedonas dhe një persona Nga Mali i Zi.

Ora 22:24
Zbulohen vëllezërit që porositën kontejnerët me banane ku u zbulua 1.3 ton kokainë

1582147325_droga.jpg

Kontejnerët me babane nga Amerika Latine ishin porositur nga dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, vëllezërit Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi.

Ora 20:33
Trajleri me 1.3 ton kokainë kaloi dy dogana (Shkodër, Pogradec) me dijeninë e DEA-s! SPAK: Nuk ka shqiptarë

DEA amerikane, autoritetet italiane dhe SPAK kanë bashkëpunuar për të lejuar kalimin e kamionit me 1.3 ton kokainë për të vëzhguar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare. Sipas burimeve për Report Tv, kalimi i kamionit me drogë është bërë nën monitorimin në mënyrë që të mos devijonte dhe të kryente itinerarin Shkodër-Pogradec-Maqedoni. Sipas hetimeve rezultoi që droga nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por vendi ynë është përdorur thjeshtë transit për të arritur në destinacionin përfundimtar në Slloveni.

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit, ndërsa kalimi i tij në Shqipëri u bë me leje dhe nën monitorimin e SPAK.

Sipas gazetarit të Report Tv Arsen Rusta trajleri me kontenierë ka hyrë dje në Shkodër nga pika doganore e Hanit të Hotit dhe ka dalë sot në mëngjes nga pika e Qafë Thanës në Pogradec. Gazetari i Report TV shprehet se autoritetet italiane kanë sekuestruar pjesën më të madhe të kokainës dhe e kanë zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë. Pas kalimit të kufirit shqiptar, hetuesit e infiltruar të DEA dhe italianëve, kanë bërë të mundur ndalimin e drogës në Maqedoni në një magazinë me banane, ku janë ndaluar edhe 5 persona.

Rreth 1.3 ton kokainë u sekuestrua pasditen e sotme në një magazinë me banane në fshatin Krushopek në Maqedoninë e Veriut. Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine drejt Italisë, ku u bë edhe zëvendësimi i pjesës më të madhe të saj, drejt Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe kishte destinacion final Slloveninë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katnaret: 20/02/2020 08:26

    Vetem po doli Mona me bikini te shohim a i ka rene leshi dhe i ka zene vend botoksi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja