FIER-Pas 13 vitesh në errësirë totale, familja Alla do të ketë energji elektrike në shtëpi. Apeli për ndihmë i familjes në Report TV nuk shkoi në vesh të shurdhët. Reagimi i parë ka ardhur OSHEE në Fier, ku drejtori i këtij institucioni, Arjan Fasko ka deklaruar se punonjësit e administratës kanë zgjedhur që të paguajnë shumën e nevojshme që duhet për të lidhur kontratën.
"Kësaj familje do t'i bashkohet për ta ndihmuar administrata dhe punonjësit për të paguar 300 mijë lekë lidhje kontrate. I kemi kërkuar familjes dokumentet përkatëse që duhen në të tilla raste", u shpreh Alla.
Varfëria në këtë familje ishte ulur këmbëkryq, e kjo është si një dritë në fund të tunelit, një fije shprese se gjërat do të ndryshojnë. Kjo familje është e përbërë nga 5 anëtarë, të cilët jetojnë në kushte ekstreme, në një banesë krejtësisht të rrënuar.
Kjo gjendje e mjerueshme e ka detyruar nënën e 3 fëmijëve drejt aktit të vetëflijimit. Në kushtet e depresionit, Anilda kërkon ndihmë nga kushdo që mundet, në mënyrë që të dalë së bashku me fëmijët e saj nga kjo gjendje e mjerueshme.
-
Si mund Te ndihmojme kete familie apo djalin Te takohet me doktorat urgent Nqs spitali eshte shteteror Te gjitha analizat duhet Te jene falas dhe une mund Te paguaj per ilacet e nenes dhe femijes urgent Me njoftoni ju lutem
Përgjigju-
0694708105 numri i telefonit per ta ndihmuar familjen
-
-
Gjendje e tmerrshme ne te culen jeton kjo familje .Shteti ndertton autostrada ,stadiume ,a nuk duhet kjo familje super e varfer te ndihmohet ? Shpresa vdes e fundi. Shiqata dhe bisnesmen te mundet ti japin nje ndihme qe dhe ata femije te ken drite jete
Përgjigju -
Ndihma ekonomike duhet ti paguaje ketyre familjeve ne nevoje
Përgjigju -
Ne 1970 shqipnija ka pas drita ne veri deri ne jug zhdo shtepi kurse sote 2020 ska drita turp i mall per nje shtet 3 miljon banor
Përgjigju










Komente
Komento