13 vjet nga zhdukja e Erjeta Avdylit
Dritani pa të drejtë trashëgimie

13 vjet nga zhdukja e Erjeta Avdylit<br />Dritani pa të drejtë trashëgimie
TIRANE- Dosja e Erjeta Avdylit, gruas që u gjet e dekompozuar 13 vjet më parë është sjellë sërish në vëmendje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila shpall të padenjë bashkëshortin e saj për të trashëguar pasurinë e të ndjerës.
 
Prindërit e Erjetës, kanë rrëfyer për emisionin “Urbanika”, në Tv “A1 Report” se si e kanë pritur këtë vendim, të cilin e kanë cilësuar kompensim moral ndaj dhimbjes së tyre. Dritan Avdyli, pas arrestimit në atë kohë si i dyshuar për vrasjen e të shoqes, u la i lirë për mungesë provash. Sot, Avdyli është funksionar i lartë në Policinë e Shtetit.

Ky vendim u mor më 5 shkurt 2013, pas një kalvari të gjatë gjyqesh, por vetëm pak javë më parë u bë zbardhja e tij. ”Ky vendim është një ngushëllim moral për ne si prindër, edhe pse ska asgjë që të n’a mbush mungesën e saj”, u shprehet babai i Erjetës në studion e "Urbanika"-s. "Ne nuk do të rreshtim kurrë për të zbuluar të vertetën e vajzës sonë, deri sa të kemi jetë e fuqi”, shprehen ata.
 
Erjeta Avdyli u zhduk në mars të vitit 2000 dhe trupi iu gjet i dekompozuar pas 45 ditësh nga një qen.

Nëna e Erjetës, Remzie Sokoli bën një apel të fort për të mbrojtur të gjitha femrat shqiptare. “Kanë kaluar 13 vjet që nga vrasja e Erjetës, para edhe pas saj vazhdohet të këtë viktima. Çdo ditë dëgjojmë se si vriten e priten gratë, me sëpatë, me armë të ngrohta e të ftohta. Ku na çojnë këto krime, ku na çojnë? Prandaj është koha t’i thuhet stop kësaj dhune”, tha ajo.

Fjalët e Dritan Avdylit, bashkëshortit të Erjetës në një lidhje telefonike gjatë emisionit.
 
Pyetje- Jeni njohur me vendimin e gjykatës së lartë?
 
- Nuk jam njohur ende me vendimin e gjykatës së lartë. Kjo është një çështje civile dhe do kërkoj ta apeloj. Nuk më pengon në punën time çështja e Erjetës. Jam aty ku jam për shkak të aftësive profesionale që kam shfaqur Është një çështje për të cilën nuk kam dëshirë të reagoj.
 
Pyetje- Po ju njohim ne tani me vendimin që ju shpall të padenjë për të trashëguar Erjeta Avdylin, cili është reagimi juaj?
 
- Do të kërkoj edhe unë rrugët ligjore për çështjen.
 
Pyetje- Por ky vendim nxjerr që keni ushtruar dhunë ndaj Erjetës si reagoni ju ndaj kësaj?
 
- Është një çështje civile, do shohë si mund të reagoj në anën ligjore.
 
Pyetje – Ju dëmton ky vendim në punën tuaj si drejtor i Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit?
 
- Jo nuk më dëmton. Unë vazhdoj punën time normalisht dhe kjo është një çështje civile që duhet parë e tillë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa