Gjykata e Posaçme rrëzoi një pjesë të kërkesave të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në gjyqin për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale.

Mes tyre ishin kërkesat për pushimin e çështjes dhe për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe të papërdorshme.

"Vendimet e gjykatave nuk komentohen, megjithatë nga 22 kërkesat që ne kishim paraqitur, unë dhe avokatët e mi, gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në 3 grupe. Për një pjesë tha që nuk më takon mua të shprehem në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa një pjesë të tretë e rrëzoi. Ajo që unë konstatova të saktë është që procedura penale në Shqipëri krijohet çdo ditë, çdo seancë që ndodh këtu. Praktikisht procedura penale ka shumë detyrime për prokurorët por ka harruar me ose pa padashje të shprehet për pasojat nëse prokurorët nuk e zbatojnë. Në këto kushte gjykata konstaton po, nuk e ka zbatuar procedurën penale për rifillimin e procesit kur ka pasur një vendim pushimi, nuk e ka zbatuar për t’u marrë në pyetje në kohë, nuk e ka zbatuar për të marrë provat tona, por thotë meqenëse nuk ka pasojë për mosveprimin e tyre, do të vazhdojmë këtu ndërkohë që të drejtat procedurale të çdokujt që është i akuzuar ngelin jetim", tha Beqaj.

Për kërkesat e tjera, gjykata do të shprehet në vijim, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 2 dhjetor, në orën 10:00.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim.....

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?