13 vite praktikante, 27-vjeçarja mësuese e shkencave fetare rrëfen lidhjen me Islamin: Ramazani muaji i sakrificës! Çelja e iftarit, momenti më i lumtur për besimtarët

Pas 16 orëve argjërimi, të qëndrimit pa ushqim e ujë  kështu e nis iftarin 27-vjeçarja Migena Jani e cila siç e do tradita dhe zakoni i çdo besimtari mysliman e çel me një hurmë arabie. 

Mësuese e Shkencave fetare në profesion Migena ka mbi 12 vite që është praktikante e besimit islam dhe jep mësim në Medresenë e Tiranës.

Në një intervistë për Report tv, Migena rrëfen marrëdhënien e veçantë që ka me besimin islam ndërsa tregon se argjërimi për të ka filluar që në vitet e gjimnazit, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

 “ Fillimisht unë thjesht besoja, argjëroja vetëm disa ditë. Që të jem tamam praktikante, të praktikoj qoftë namazin, qoftë argjërimin dhe disa kushte apo detyrime të tjera fetare dhe kur unë kam filluar të kuptoj tamam çfarë do të thotë besim dhe çfarë do të thotë Islam ka qenë kur unë kam filluar gjimnazin, në vit të parë. Kur unë kam qenë  në gjimnaz kam filluar të fal 5 kohët e Namazit. Besimi më bëri që të kuptoj dhe një dimension tjetër që është pikërisht ai dimensioni shpirtëror dhe pikërisht të kuptoj arsyen kryesore atë të krijimit, bazat e besimit që njeriu i beson dhe fillon i vendos dhe në praktikë. Në moshën 14 vjeçare unë kam filluar ta mbaj argjërimin për 1 muaj dhe ka vazhduar kështu rradhazi”, tha Jani.

Veç anës profesionale, për Migenën besimi është një pjesë e rëndësishme në jetën e njeriut pasi sipas saj është një busull orientimi ku njeriu e gjen veten shpirtërisht.  

 “Muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë për besimtarët mysliman. Dhe ditë që kalojnë në këtë muaj janë shumë të veçanta. E konsiderojmë si  mysafiri më i madh më i mirë që na ka ardhur në shtëpitë dhe zemrat tona. Duke e konsideruar si një mysafir kaq të rëndësishëm mundohemi t’i japim rëndësinë që i takon. Përveçse argjërimit është dhe ngritja për namazin e natës. Pra, është një ndër kohët më të vyera për pranimin e lutjeve”, u shpreh praktikantja e Islamit.

Teksa flet për vlerën e veçantë të figurës së gruas në islam, Migena thotë se nuk mungojnë as paragjykimet e jashtme ku shpesh gruaja myslimane e humbet rolin e saj në shoqëri.

 “Po ta shikojmë në aspektin e Islamit, Allahu e ka vlerësuar femrën dhe i ka dhënë të gjithë të drejtat e mundshme. Po të shikojmë historinë dhe të jetës së sehabeve, gratë kishin një pozicion mjaft të vlerësuar. Nëse po të shohim shoqërinë e ditëve të sotme do të shikojmë që njerëzit janë një armik të asaj, që nuk e njohin dhe përderisa nuk kanë shumë informacione me çështjet fetare, një femër myslimane ndjehet e paragjykuar, ndjehet sepse dhe vetë islami paragjykohet, pasi mund të ketë shumë persona që e keq interpretojne ose mund të ketë edhe pak mungesë informacioni nga persona të cilët është e  paragjykuar. Nëse një femër myslimane do kërkonte për punë, në fakt pjesa e aparencës që vlerësohet dhe jo aftësitë që ajo mund të tregojë , kjo i krijon asaj vështirësi,  por një femre besimtare nuk i mungon aftësia për të qenë e suksesshme”, shtoi 27-vjeçarja.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/05/2021 01:23

    Mendoj qe ne kete rast //shkenca fetare// nenkupton teologjine islame.Sa per mbiemrin Jani,mund te jete mbiemri i bashkshortit,ose vete kjo zonja mund te jete e konvertuar rishtazi,ose mund te jete nga ata persona ,qe pavaresisht se jane muslimane ,ruajne akoma mbiemrin e krishtere qe ka patur familja,para se t'i detyronin turqit te konvertoheshin.

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 13/05/2021 18:39

    Tëmën e sëmës çfar bëhet? Un Janin e kam shok re byrazer dhe ju betohem se është orthodhoks. Dhe Jani dhe mysliman nuk shkon.

    Përgjigju
  • Agjenti: 13/05/2021 16:19

    Epo shkence fetare nuk kisha degjuar ndonjehere.

    Përgjigju
  • Na habitët: 12/05/2021 19:49

    O Fe o Shkencë..pa Lojra fjalësh..!

    Përgjigju
    • Andi: 13/05/2021 23:19

      Teknika per te perligjur fene.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar