1300 efektivë në gatishmëri/ Opozita kërkon protestë deri në mesnatë, policia vetëm 2 orë leje

Partia Demokratike kërkon leje marshimi deri në mesnatë duke nisur prej orës 19:00 para Kryeministrisë, policia e Tiranës miraton lejen deri në ora 21:00.

Rreth 1300 efektivë pritet të jenë në gatishmëri të vendosura në institucionet e rëndësisë së veçantë përfshi Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendi, Parlamentin dhe Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa prej orës 17:30 do të nis dhe bllokimi i qarkullimit në Bulevardin kryesor e më pas prej orës 18:30 minuta edhe akset që lidhin Bulevardin me Unazën.

Pjesë e kordonit të sigurisë janë kangjellat metalike, autoblindat e shpërndarjes së turmave me presion uji si dhe afro 350 efektivë të Gardës së Republikës.

 


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen