1379 shqiptarë do riatdhesohen me 'Lasgushin', Rama: Është listë e mbyllur, asnjë më shumë

Personat që ndodhen në vendet e tjera të botës dhe do të sillen në Shqipëri janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Kryeministri Rama sqaroi se do të sillen në Shqipëri vetëm ata persona që kanë ngecur në shtetet e tjera për shkak të mbylljes së kufijve dhe jo shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe në kohën e koronavirusit kujtohen ta kalojnë atë në Shqipëri, me shpresën se vendi ynë nuk është shumë i goditur nga pandemia.

"Kjo nuk ka për të ndodhur", tha Rama, ndërsa shtoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Ambasadat shqiptare jashtë vendit po punojnë për të sjellë vetëm shqiptarët që janë në listën e mbyllur dhe 'Lasgushi' do jetë ai që do të mbledh ata kudo nga janë për t'i rikthyer në Shqipëri.

"Sot kam lajmëruar se do të riatdhesojmë janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Nuk kamë thënë që do nisim avionin dhe do sjelli mbi 300 mijë njerëz në Shqipëri. Kjo nuk është e arsyeshme dhe as e mundur. Nuk jemi në gjendje t'i marrim të gjithë të rikthen këtu, por ata persona që kanë vërtet hallë dhe ngecën në vende të ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.

Kush jeton jashtë vendit dhe kujtohet sot se dua të kthehem në Shqipëri nuk është e mundur. Kush thotë se dua të vijë në Shqipëri tani se atje koronavirusi nuk po bën hatanë si në vendin ku jemi, nuk ka për të ndodhur. Ne do sjellim vetëm raste emergjence dhe është një listë e mbyllur. 'Lasgushi' do të mbledhë ata njerëz që janë në listat e ambasadave dhe asnjë më shumë. Nga ana tjetër ata që alarmohen se ato mund të sjellin virusin , është të flasësh në hava" tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Rama thirrje qytetarëve: Kur t'ju marrim në telefon mos na thoni pse na zgjoni nga gjumi

"Ne jemi në dispozicionin tuaj dhe do u marrim pa pushim, por ju lutem mos na thoni se është orë dreke, pse na zgjoni nga gjumi, sikur ndodh në ndonjë rast për fat të keq, që është e habitshme. Kur në jepet kjo arsye personi vetëskualifikohet, por ju lutem të ndihmojmë ata që kanë nevojë, nuk është bërë deti kos, por është luftë" tha Rama.

Ora 21:04
Qytetari i ankohet Ramës: S'më lë policia të ujis lulet

Rama: Ka dhe denoncime të tilla si "kam një bar kafe dhe policie nuk më lejon të hyjë brenda për të ujitur lulet" Sigurisht që lulet duhen ujitur dhe ato të shkretat, por dhe nga ana juaj tregoni pak mirëkuptim në këtë situatë ku ndodhemi, se nuk është situatë e lehtë.

Ora 21:03
'Kam shtruar gocën te pediatria', qytetarja: Dua liri lëvizje! Rama: S'ka liri të plotë

Rama: Edi jam, çfarë shqetësimi kishit?
Qytetarja: Sot kam çuar gocën te pediatria dhe duam të dimë për pjesën e lëvizjes. Nuk di sa ditë do rri e shtuar dhe duhet të lëvizim se kam dhe fëmijë të vogël në shtëpi. Nuk po them të lëvizim në të njëjtën  kohë unë dhe burri, por të paktën kur njëri të jetë në spital , tjetri të vij në shtëpi dhe të kemi mundësi lëvizje në orare të ndryshme.
Rama: Do ta zgjidhim. Të shkuara vajzës. Liri të Plotë nuk mund të kesh, por do e zgjidhim si do e bëjmë këtë rast.
Qytetarja: Faleminderit

Ora 20:53
Qytetarja ankohet për bletët: Vetëm te ti kam shpresë! Ja si i përgjigjet Rama

Kryeministri: Edi Rama jam.
Qytetarja: Mirë si je ti?
Edi Rama: Mirë je nga zoni, po cfarë problemi ke?
Qytetarja: Kam nga 50 koshere bletë në Rinas dhe kam disa kohë që duan ushqim dhe nuk shkoj dot.
Edi Rama: Do ta zgjidhim
Qytetarja: Të ruajt Zoti, vetëm te ty kam shpresë
Edi Rama: Do ta zgjidhim
Qytetarja: Sa më shpejt të lutem
Edi Rama: Po, po, do ta zgjidhim

Ora 20:52
Rama e merr në telefon, qytetarja: Më fal se po bëja fitness (Batutat)

Kryeministri: Edi Rama jam, si jeni?
Qytetarja: Më fal për zërin se po bëja fitness
Edi Rama: Po ti e paske në terezi, po ca kërkon nga unë që po i bëj fitness së trurit
Qytetarja: Unë jam me raport lindje, por tre muaj të raportit të lindjes nuk i kam marrë, kam kredi për të larë....
Edi Rama: Do të interesohemi dhe do të marrësh përgjigje
Qytetarja: Të përgëzoj
Edi Rama: Edhe të përgëzoj që bën fitness

Ora 20:49
Rama: Bëhuni trima, lufta për njeriun është...nuk është Viti i Ri të ndajmë çokollata

Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që të rezistojnë përballë luftës me koronavirusin. "Po cfarë ka ndodhur këtu, ka ardhur Viti i Ri dhe do të shpërndajmë çokollata. Ata që nuk kanë nevojë për ndihmat vetëm bëjnë të kundërtën e atyre që i marrin dhe na falenderojnë. Luftën nuk e kam sjellë unë, aq qeveria, por na ka gjetur, bëhuni trima dhe rezistoni se edhe lufta për njeriun është. Njerëzimi ka bërë lufta gjakatari dhe ka qëndruar në llogore edhe nuk ka qëndruar duke u ankuar në telefon" tha Rama.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 28/03/2020 00:10

    ORE LEGEN KRYEMINISTER,,,leri njerezit te vizitojne femijet e semure ,,,mor psikopat kriminel….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT