DIBËR- Gjatë ditës së djeshme Policia e Dibrës ka sekuestruar 138 kg kanabis, ku 38 kg ishte e përpunuar dhe e paketuar ndërsa rreth 100 kg lëndë narkotike e pa përpunuar ishte futur në thasë.
 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë arrestuar Aleksandër Topore, 33 vjeç, banues në Tiranë, K.S, 17 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kastriot dhe Vahide Hoxha, 36 vjeçe, banuese në fshatin Vakuf, Dibër.
 
Si dhe është shpallur në kërkim pronari i banesës M.S, banues në fshatin Fushë-Kastriot, Dibër.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri.
 
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

droge diber

droge diber

arme diber

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com