Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet për lëndimin në sy.
Morina i ka dhuruar një bluzë me mbishkrimin “Authoctonus”, hartën e Shqipërisë etnike dhe imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Është i njëjti imazh që ndodhej në flamurin që ai dërgoi me dron mbi stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014.
Në pusullën krah bluzes, shkruhet “Për autoktonin Erjon Vishkulli”, ndërsa postimi vijon:
“Sot, pas shumë vitesh, takova Erjonin, një shok, një djalë, një vëlla shqiptar! Pavarësisht çasteve të vështira që Erjoni dhe familja e tij po kalojnë, e gjeta me një energji shumë pozitive dhe plot jetë. Urimi që i bëmë njëri-tjetrit, ndërsa po largoheshim, ishte: ‘Mirupafshim në Shqipninë e lirë!’ Rroftë shpirti i shqiptarit!!! Përshëndetje rinisë shqiptare!!! Përshëndetje fitores!!! Zoti është shqiptar!!! SHSHVT”, thotë Morina
Kjo e fundit është një akronim për “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, një prej sloganeve të shumta të protestuesve.
Ndërkohë Vishkullit, pas ndërhyrjeve në Spitalin e Traumës e më pas në klinikën “Gemelli” në Romë, syri i shpëtoi dhe vijon rrugëtimin për rikuperimin e shikimit.











Komente
Komento