138 mln euro fatura të papaguara energjie nga Ujësjellësi, kreu i ERRU: Nuk ka sinjale për rritje të çmimit të ujit! Tirana 24 orë ujë të pijshëm para vitit 2023

Çmimi i lartë i energjisë elektrike është një nga shkaqet kryesore se përse shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve nuk arrijnë dot të paguajnë faturat në kohë. Kryetari i Entit Rregullator të Ujit Ndriçim Shani tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, se aktualisht borxhi arrin në 138 milionë euro, por ende nuk ka një plan zgjidhje konkrete për këtë situatë.

“Borxhi ndaj KESH në rang republike për të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizime është 70 milionë euro, dhe janë rreth 70 milionë euro të tjera kamatëvonesa, pasi kjo është një shumë progresive, dhe ka arritur në 138 mln euro. Akoma nuk kemi një informacion të saktë se në çfarë faze është zgjidhja për këtë situatë, por  ne si ERRU ndjejmë detyrimin të themi që ky nuk është një problem bardhë e zi, pra është për tu paguar dhe ne nuk e paguajmë. Kjo kërkon një analizë të thellë, sepse nëse do të paguhet energjia elektrike ku në pjesë të ujësjellësit zë 55% të kostos, të studiohet edhe përballueshmëria e saj. Duhet të parë edhe borxhi i kaluar. Duhet parë çmimi i energjisë elektrike apo duhet të shikohen burime të tjera”, deklaroi kreu i ERRU, Ndriçim Shani.

Nga ana tjetër Shani sqaroi se pavarësisht këtij borxhi momentalisht nuk po diskutohet për rritje të tarifës së ujit për të shlyer detyrimet ndaj OSHEE.

“Ende nuk kemi ndonjë sinjalizim nga Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve, që ata janë duke përgatitur ndonjë aplikim për rritje tarife. Kur të vij do e marrim në shqyrtim, do bëhet analiza e kostove, dhe do të shikohet edhe në kontekst pa-përballueshmërie, reagimi i publikut dhe elementë të tjerë”, tha Shani.

Po ashtu Shani foli edhe për objektivat, ku në fokus do të jetë furnizimi 24 orë me uji të pijshëm në Tiranë.

“Tirana furnizohet me uji 24 në 70% të zonave të saj, kjo është një shifër e disa muajve më parë, kryeministri ka thënë në fund të 2023 Tirana do furnizohet 100% me uji. Unë jam dhe më optimist mendoj edhe më përpara”, pohoi kreu i ERRU.

Nga ana tjetër nga ERRU u kërkua në komision që të shqyrtohet edhe një zgjidhje për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe që e kanë të pamundur të paguajë faturën e ujit. Në rang kombëtar janë 10% e familjeve që nuk e paguajnë këtë tarifë, dhe kërkohet të merren masa për kompensimin të shoqërive UK për këto të ardhura që nuk arkëtohen.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja