13-vjeçari u vetëvra aksidentalisht me pushkë, arrestohet pronari i armës në Kurbin

13-vjeçari u vetëvra aksidentalisht me pushkë, arrestohet pronari i armës në Kurbin

Foto ilustruese

Pas vetëvrasjes aksidentale të një të mituri një ditë më parë në Kurbin, policia ka arrestuar një 47-vjeçar. Policia ka arrestuar shtetasin Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin, poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se u vetë vra13-vjeçari. I arrestuari është bari zone, dhe nuk ka lidhje familjare me viktimën.

'Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur  në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin 'Skëndërbeg',  aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  arrestuan në flagrancë  shtetasin : P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)  Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

Ngjarja e rëndë u shënua një ditë më parë në fshatin Gërnac në Mat, ku u gjet i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçari.

I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia i pajetë në mesnatë, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Sipas burimeve, viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë ishte duke kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur një armë zjarri.

Më pas, ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe kanë filluar të luajnë me armën e gjetur, që fatkeqësisht kishte qenë e mbushur. Për pasojë, në lojë e sipër, arma është shkrepur ndërsa plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oratori: 31/07/2021 11:24

    Vetvrarë …???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?