Një çift shqiptar është vënë në pranga në Selanik të Greqisë pasi në automjet iu gjetën një pistoletë me 15 fishekë, dy doza të vogla kokaine dhe një celular i vjedhur.

Arrestimi i tyre ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi policia po i ndiqte. 39-vjeçari, i cili drejtonte makinën, shtoi shpejtësinë dhe bëri manovra të rrezikshme në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, para se të ndalohej në rrugën Giannitson.

Sendet në makinë i përkisnin 34-vjeçares. Gjithashtu, çifti nuk kishte leje qëndrimi në shtetin grek.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë