13-vjeçarja kampione e Europës në shah, presidenti i federatës për Report TV: Super talent dhe inteligjente, synojmë majat

13-vjeçarja Kler Çaku rregjistroi një rezultat historik për Shqipërinë në sportin e shahut, teksa u shpall kampione Europe për vajzat deri në 14-vjeç. Sportistja e ekipit të Teutës në Slloveni rregjistroi 7 fitore dhe 2 barazime, ndërsa për Report TV presidenti i federatës shqiptare të shahut Erald Dervishi, tregon se ky rezultat mahnitës nuk ishte surprizë për të.

“Një sukses i jashtëzakonshëm për shahun dhe sportin shqiptar. Kleri është një super talente që e dinim prej kohësh dhe nuk është surprizë, por mungonin vetëm rezultate të tilla spektakolare. Është një vajzë super inteligjente, e talentuar dhe e rregull, ndërsa besoj falë punës së saj dhe ndihmës që do japim ne si federatë kam besimin se Kleri do arrijë në majën e shahut edhe për mosha të mëdha,”-u shpreh Erald Dervishi, president i Federatës Shqiptare të Shahut.

Më e mira ende nuk ka ardhur. Drejtuesi i federatës pretendon se shumë shpejt do të ketë rezultatet edhe më të larta në nivel botëror.

“Fatmirësisht ne kemi një grup fëmijësh shumë të talentuar të cilët do japin rezulatet të tjera në nivele europiane dhe botërore të shahut,”-tha Erald Dervishi, president i Federatës Shqiptare të Shahut.

Aktualisht në Durrës po mbahet kampionati europian ekipor i shahut për meshkuj dhe vajza, me pjesmarrjen e 110 ekipeve nga 34 vende, të cilat në total kanë sjellë 900 persona në vendin tonë.

“Kemi një pjesë cilësore që e bën këtë aktivitet të jashtëzakonshëm. Është kompeticion europian, por ka shahistët e të gjithë botës pasi bëhet fjalë për klube të cilat kanë brenda tyre shahistë nga e gjithë bota. Është si ‘Champions League’ e futbollit në Europë. Pra nga 50 sportistët më të mirë në botë 30 janë këtu,”-deklaroi Erald Dervishi, president i Federatës Shqiptare të Shahut.

Kampionati europian ekipor i shahut ka nisur më 30 shtator dhe përfundon me 8 tetor.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë