14 janari, Kurti: Policët
më tërhoqën zvarrë
Në një intervistë të publikuar të premten në “Kosova Sot”, Kurti tha se organet policore nuk kishin si qëllim arrestimit, por vetëm nxitjen e incidenteve dhe ushtrimin e forcës, për t’i treguar protestuesve se “përderisa lideri i tyre po dhunohej, nuk do të ishte kurrfarë problemi që kjo të ndodhte edhe me ta”.
PRISHTINË- Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rrëfeu dhunën policore që vuajti në kurriz të tij në protestën e mbajtur në 14 janar, në dy pikat doganore të Merdarës dhe Dheut të Bardhë.
Në një intervistë të publikuar të premten në “Kosova Sot”, Kurti përshkruante se të paktën dy policë e tërhoqën zvarrë duke e larguar nga pozicioni i tij në krye të turmës, për ta izoluar pas kordinit të policisë.
“E di që së paku dy prej policëve më kanë kapur për gjymtyrë dhe kanë filluar të më tërheqin zvarrë prapa kordonit të policisë, mirëpo në ato momente, mbase fare pak sekonda mbi trupin tim janë vendosur shumë duar të protestuesve, të cilët janë munduar të më tërheqin në anën e kundërt”, tha Kurti.
Ndonëse “Vetëvendosje” u ironizua nga autoritetet kosovare për faktin që lëvizja e saj madhore arriti të mblidhte vetëm “një grusht personash”, prej disa qindra aktivistë nga Kosova, Shqipëria dhe trevat e tjera, Kurti u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e gjerë në lëvizje.
“Mos harroni se kjo nuk ka qenë protestë në një qytet, kur njerëzit shumë më lehtë vijnë, por ka qenë një protestë ku ka shumë më pak banorë dhe rrjedhimisht nuk mund të pritet të ketë numër sikur në protestat në zonat urbane... Numri i protestuesve në të dy pikat, atë të Dheu i Bardhë dhe në Merdar, ka qenë rreth dy mijë, sepse ka pasur shumë tendenca për ta zbritur numrin. Janë përmendur shifra të pavërteta, por rreth dy mijë kanë qenë në Merdar dhe dy mijë në Dheun e Bardhë”, theksoi Kurti.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.9%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24