Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)

TIRANË- Financieri kryesor i televizionit të Familjes Berisha, ‘Syri Tv’ është arrestuar si pjesë e bandës, ku prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale. Evis Sopa, kryefinancier i Syri Tv, u vu në pranga këtë të hënë bashkë me 16 të tjerë, ndërsa kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor ‘ALB Exchange’ që e përdorte edhe për të thyer kriptomonedha ne parate cash. 

I njohur si lidhje e fortë e Gaz Spahisë, të besuarit të Shkëlzenit për administrimin e televizionit, Evis Sopi dyshohet për pastrim parash. Por si u zbulua financieri i televizionit të familjes Berisha? Sipas një episodi nga dosja të siguruar nga Shqiptarja.com, Evis Sopi ka rënë në kurthin e ngritur nga agjentët.

Në subjektin e tij, “Alb Exchange” pranë “Dollarit” ka shkuar një agjent i infiltruar, i cili është interesuar për të këmbyer kriptovalut në euro cash. Punonjësja në sportelin e Exchange, duke besuar se përballë kishte një klient të zakonshëm, i ka ofruar një numër telefoni duke e udhëzuar se duhet të komunikonte fillimisht në Whatsapp me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej sërish për të marrë paratë tek sporteli i exchange të financierit kryesor të Syri Tv.

I infiltruari ka rënë dakord të kalojë 2000 USDT monedhë virtuale në adresën e kriptovalurës së subjektit me të cilin komunikoi, të cilat do të vlenin 1740 euro. Nuk ka vonuar shumë dhe nga sporteli i Exchange e njoftuan të shkojë të tërheqë cash vlerën e dakordësuar si pasojë e këmbimit.

Burime nga prokuroria thonë se hetuesit kanë prova audio dhe video, ku faktohet se shitësja në Alb-Exhange” në pronësi të Evis Sopës, financierit kryesor të televizionit të familjes Berishës, tashmë të arrestuar, ka pranuar të këmbejë në euro kriptovalutat, një proces i paligjshëm në Shqipëri.

"Pasi agjenti ka pyetur në këtë subjekt exchange nëse mund të këmbente kriptovalutë USDT në para cash euro, personi femër punonjese në këtë subjekt e cila ndodhej brenda në sportel, i ka thënë se mund ti këmbente kriptovalutat në atë subjekt. Kjo shtetase e cila gjendej brenda banakut të exchangit,  i ka dhënë agjentit 322, numrin e telefonit +34xxxx dhe i ka thënë që duhet të komunikonte fillimisht me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej e të merrte lekët tek sporteli i exchangit. Agjenti 322 ka komunikuar me numrin që ka marrë në sportel nëpërmjet aplikacionit WhatsApp dhe ka rënë dakort që të shiste një shumë prej 2000 USDT dhe agjenti do të merrte nga Sporteli i exchangit 1740 euro. Më pas agjenti 322 ka kaluar 2000 USDT nga adresa e kriptovalutës së tij nr. xxxxx në adresën e kriptovalutës së subjektit me të cilin komunikoi në Whatsapp (xxxx)", thuhet në dosje. 

Nuk dihet nëse kjo pikë është përdorur edhe nga Shkëlzeni për këmbimin dhe lëvizjen e parave të pista dhe nëse Berisha do t’a dënojë operacionin policor! Edhe vetë Syri Tv ka një dosje për pastrim parash në Prokurorinë e Tiranës, pasi televizioni i familjes Berisha është kapur nga Tatimet duke pastruar para cash, duke mos paguar sigurimet shoqërore për gazetarët, duke shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe duke mos paguar TVSH-në, sipas edhe një investigimi të publikuar pak kohë më parë nga Shqiptarja.com.

Organet po e hetojnë ‘Syri Tv’ për pastrim parash, ndërkohë kryefinancieri Evis Sopi që u arrestua sot, ishte personi që u shpërndante punonjësve një pjesë të pagës cash me zarfa të bardhë pa e deklaruar.

Policia ndërmori sot një operacion policor për goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale, kriptomonedha dhe anasjelltas. Ka qenë një operacion që është bërë me stimulim nga agjentët të cilët kanë shkuar në këto pika për të kryer shkëmbim. Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk dhe në lagje të tjera të kryeqytetit.

Një postim i Evis Sopit në Facebook për Syri Tv
 

Ekstrati i QKB për Exchange në emër të Evis Sopit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
DOSJA/ Si agjenti futi në kurth financierin e televizionit të Familjes Berisha, këmbeu kriptovalutat në Exchange-in e tij

1731949439_evisopa.jpg

Kryefinancieri i televizionit të familjes Berisha, Evis Sopi u arrestua sot si pjesë e bandës së kriptovalutave. Shqiptarja.com ka siguruar episodin nga dosja për Evis Sopin dhe punonjësen e Exchange të tij, Aurora Bregu. Ka qenë një agjent ka këmbyer kriptovaluta në Alb-Exhange, në pronësi të Evis Sopit.

Fakti penal ne ngarkim te shtetases Aurora Bregu dhe Evis Sopi

"Më datë 22.08.2024 agjenti nën mbulim 322 ka shkuar tek zyra e këmbimit valutor i quajtur “Alb-Exhange” i ndodhur në vendin e quajtur “Dollari”, Tiranë. Pasi agjenti ka pyetur në këtë subjekt exchange nëse mund të këmbente kriptovalutë USDT në para cash euro, personi femër punonjese në këtë subjekt e cila ndodhej brenda në sportel, i ka thënë se mund ti këmbente kriptovalutat në atë subjekt. Kjo shtetase e cila gjendej brenda banakut të exchangit,  i ka dhënë agjentit 322, numrin e telefonit +34xxxx dhe i ka thënë që duhet të komunikonte fillimisht me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej e të merrte lekët tek sporteli i exchangit. Agjenti 322 ka komunikuar me numrin që ka marrë në sportel nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp dhe ka rënë dakort që të shiste një shumë prej 2000 USDT dhe agjenti do të merrte nga Sporteli i exchangit 1740 euro. Më pas agjenti 322 ka kaluar 2000 USDT nga adresa e kriptovalutës së tij nr. xxxxx në adresën e kriptovalutës së subjektit me të cilin komunikoi në Ëhatsapp (xxxx).

Pasi nga adresa e kriptovalutës së agjentit 322 janë larguar 2000 USDT  për në adresën e kriptovalutës së  subjektit, agjenti 322 ka marrë konfirmimin pozitiv për kalimin e kriptovalutës dhe ka shkuar në sportelin e exchangit ku ka marrë nga e njëjta punonjëse shumën e 1740 eurove cash si pasojë e këmbimit. Fakt i cili rezulton te jete pasqyruar ne procesverbalin e këqyrjes se aparatit celular te sekuestruar i agjentitn ne mbulim 322.

Ne date 22.08.2024, eshte mbajtur procesverbali i sekuestrimit te proves materiale, ku eshte administruar vlera e parave prej 1740 Euro, e dorezuar ne kembimin e krptovalutave, midis agjentit ne mbulim dhe shtetasit Aurora Bregu.

Nga verifikimet e kryera nga ana jonë, bazuar në materialet audio-video, është identifikuar shtetësja e cila ka kryer këmbimin duke qenë brenda sportelit të exchangit duke i dhënë sasinë e eurove cash agjentit 322 , si shtetësja Aurora Hair Bregu. Kjo shtetase rezulton e punësuar në subjektin “Alb-Exhange”.

Subjekti “Alb-Exhange” është në administrim të shtetasit Evis Lazer Sopi", thuhet në episodin e dosjes së siguruar nga Shqiptarja.com.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babul Tanguli: 19/11/2024 12:43

    Po " SY PESHKAQENI " xen kur do arestohet ? Po e motra hunderrja argit kur do arestohet ? Kta duhen fut nē burg e gjith familja sēbashku me QEN pekēn.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 19/11/2024 10:38

    PO ATO TE SYRIT magjik JANE QE TE GJITHE PER BURG....

    Përgjigju
  • Kuli: 19/11/2024 03:30

    Dmth agjenti i Belerit. Dhe grupi Ramaxhija i pordhicise dhe pordhkurorise qe targeton me imfiltrim opoziten. Bravo! Godigje e shkelqyer e pastrimit te parave 2000 dollare! Cti bejme 2 miliard dollareve te Rames ne Durres me kimbar Hasanbelliun???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund