TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se grupimi i Enkelejd Alibeaj nuk do të mund që të nxjerrë kandidatë në të gjitha bashkitë duke e cilësuar një gjë të tillë si një tallje me demokratët. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi i cilësoi emrat e dalë nga Alibeaj, si ‘kandidatë kafeneje që nuk do anëtarësia’
“I ka gjetur në kafene, aman prano, se më mbrapa do kesh përfitime të mëdha, ne kemi mbështetjen e SHBA, mbështetjen e pushtetit, një pjesë të kandidatëve janë të administratës. Do dalin në gjysmat e bashki, por as listat e këshillave bashkiak nuk po i gjejnë, kanë dalë lokal më lokal”, tha Baçi.
Ai shtoi se këta emra do kenë një rezultat të turpshëm në 14 maj.
“Do kenë rezultat të turpshëm”, tha Baçi.
Në studion e Report TV, deputeti demokrat ka sqaruar edhe arsyen se përse refuzojnë bashkimin me pjesën tjetër dhe daljen me një kandidat.
“Kandidatët tanë janë zgjedhur nga institucionet partisë dhe nuk mund të zhbëhen me një marrëveshje e kryetarit. Tumnajë për të humbur gjurmën e djallëzisë së tyre. Ato nuk pranojnë se janë të kapur për veshi nga Rama”, shtoi Boçi.
Mirëpo, nga ana tjetër, Fabjan Topollaj nga Bindja Demokratike, tha se grupimi i Berishës nuk ka asnjë vullnet për bashkim.
“Ne nuk bashkohemi me ta, në gjykimin tonë ata janë mbështetës të sistemit. Nëse hapen listat bashkohemi me opozitën. Ne përfaqësojmë dhe duam të mishërojmë modelin e ndryshëm të opozitës, ne do jemi më vete, me aleatin tonë Dashamir Shehu. Ju doni bashkimin, por të jeni vetëm ju”, tha Topollaj.
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
64%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 1285
Lajme të tjera
-
Ligji i ri, 30% e buxhetit të mbetur të bashkive për borxhet, detyrohen t’i shlyejnë! PD: Dembelos kryebashkiakët! Brahimi: Disiplinim financiar
6 Qershor, 16:55
-
Thellohet përçarja brenda PD, Kolegji i kryetarëve ultimatum kryesisë: Nëse nuk nisni zgjedhjen e kryetarit, e bëjmë ne! Edhe Basha ka të drejtë të jetë në krye të partisë
6 Qershor, 13:39
-
Fija e fundit e kashtës së Berishës
6 Qershor, 11:18
-
Kryetar tani apo riorganizim nga baza? Mblidhet Kryesia e PD, pritet vendimi! Deputetët dhe Degët qëndrime të ndryshme
6 Qershor, 11:07
-
'Tentativa' e Gaz Bardhit dhe kompani, për t’i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!
5 Qershor, 22:20
-
Thirrjet e Berishës gjatë fushatës, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist! Jam kundër bashkimit mekanik të PD, s'ka garanci për fitore
5 Qershor, 19:53
-
Mero Baze: Një parti që vuan krizën e mungesës së betejës
5 Qershor, 19:35
-
Berisha e Basha po ngulin ‘gozhdët’ e fundit në ‘arkivolin’ e PD
5 Qershor, 19:21
-
Aventurat e turistëve në kanione e male, Spathara: Problem që hapen portat në kanione dhe i merr rrjedha e ujit! Xhakolli: Ngjitja në alpe kërkon udhërrëfyes
5 Qershor, 18:27
-
Ylli Pata: Thikat mes demokratëve: Lufta absurde që bëhet pas shpine!
5 Qershor, 17:56
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
-
Grupi parlamentar i PD me qëndrim zyrtar: Të formohet një grup pune për bashkimin e partisë, më pas nisja e procesit të zgjedhjes së kryetarit
5 Qershor, 15:27
Ky Topollaj a ëshzë me partinë e Ard Kollozit ??? Këta si ka njeti në tefter dhe ky thotë ne sbashkohemi me ju????????????????
Përgjigju