14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë

Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi.  Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, ekspertët e Institutit Piepoli rikthehen të pyesin opinionin publik për të mësuar mendimet për qeverinë dhe opozitën dhe për të parashikuar se për kë do të votohet. Rezultatet do të shpallen si çdo vit gjatë transmetimit të emisionit ‘Repolitix’, drejtuar nga gazetari Denis Minga.

“Po pa dyshim, një nga bashkëpunimet tona më të suksesshme për ne si Report TV ka qenë me institutin prestigjioz Italian Piepoli, për sa i përket sondazheve para zgjedhore. Edhe këtë herë nuk mund të mungonte sondazhi i Piepolit për Report Tv dhe për publikun shqiptar, sondazh që synon të të dhëna para zgjedhore për 14 maj. Do të jenë beteja të ashpra, sidomos në bashkitë më të mëdha të vendit", thotë Denis Minga.

Të mërkurën 29 mars në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 14 maj. 

"Risia është se do të kemi 6 sondazhe dhe do të kemi dhe një bashkëpunim me emisionin 'Kontrast' me kolegun Lorenc Vangjeli. Për sa i përket sondazhit të parë, do të jetë më 29 mars, ditën e mërkurë. Do të fokusohet më tepër në një parashikim kombëtar, pasi ende nuk kemi kanditatët zyrtarisht. Të dhënat e sondazhit janë duke u përpunuar, duke u marrë nga qytetarët. Do të fokusohet në një votë kombëtare. Qëndrim ndaj mazhorancës, opozitës. Dy pjesëzave të opozitës, si PD zyrtare dhe koalicionit Berisha-Meta. Sa i përket sondazhit të parë do të ketë edhe një surprizë për të dhënat e kryeqytetit”, vijoi Minga.

Kujtojmë se për katër palë zgjedhjet rresht, Instituti prestigjioz Piepoli, në bashkëpunim me Report TV, kanë parashikuar me saktësi të jashtëzakonshme rezultat zgjedhore. Kjo u vërtetua katërcipërisht edhe në 25 prillin e vitit 2021, zgjedhjet e kaluara parlamentare. Duke nisur që në dhjetor 2020, në fakt Report TV transmetoi sondazhet e realizuara nga instituti italian i kërkimeve dhe që atëherë, kapi tendencën politike që do të konfirmohej më pas nga votat e zgjedhësve, domethënë shembjen vertikale të LSI, rritjen e PD dhe rikonfirmimin e PS për mandatin e tretë. Kjo tendencë mbeti e qëndrueshme dhe në të gjithë sondazhet që pasuan, dhe, me kalimin e javëve dhe rritjen e numrit të të intervistuarve, parashikimet u bënë gjithnjë e më të sakta dhe të detajuara.

Instituti Piepoli dhe Report TV ishin të vetmit që llogaritën në 4 sondazhet e fundit edhe numrin e mandateve për çdo qark dhe më pas në nivel kombëtar. Një parashikim që asnjë televizion tjetër në Shqipëri, nuk guxoi ta ndërmerrte. Por pikërisht falë eksperiencës së Institutit Piepoli që bashkëpunon në Shqipëri me Report TV që në zgjedhjet e vitit 2013, parashikimet u gjetën të gjitha.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025