Edhe pse tashmë është e qartë se kush përfaqëson Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit dhe po njëjtë, se cila është përbërja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, palët vijojnë të përplasen në KQZ.
Duke pretenduar se mund të përsëritet skenari i 6 marsit, ku PD-së i munguan komisionerët, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë Altin Kaziaj tha se logoja zyrtare pasi nuk arriti të nxirrte kandidatë, po dështon edhe në plotësimin me anëtarë të saj të Qendrave të Votimit.
“Vijnë ca njerëz dhe bëjnë teatër nuk arrijnë të plotësojnë as kandidatët për bashki, as anëtarët e qv (se kemi marrë informacion që në disa qv nuk janë plotësuar numrat)”-theksoi Kazizaj.
Nuk ia kurseu ironinë përfaqësuesi ligjor i demokratëve.
“Ka parti që janë tradicionale, ka dhe parti domate që i duhet një hu ppër të qëndruar, më vjen mirë që e kanë gjetur hurin.”- u shpreh Indrit Sefa.
Por Ilirjan Celibashi u kërkon palëve të qëndrojnë larg debatit politik në insitucionin e administrimit të zgjedhjeve.
“Shmangeni nga kjo sallë këtë retorikë, besoj keni mjaft ambiente të tjera për ta bërë këtë retorikë”-tha Celibashi.
Në seancën e së enjten Ilirjan Celibashi kërkoi që ministritë të mos ripostojnë aktivitetet personale të ministrave që pasqyrohen në rrjetet sociale në llogari të tyre.