Pas mbledhjes të Kryesisë së PS, Edi Rama ka folur para mediave për skandalin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta që nxori postera me gishtin e mesit me pretendimin se ia drejton korrupsionit. Rama që e cilëson si ‘kukull të zorrës qorre’ kujton se Belind Këlliçi ende nuk ka sqaruar qytetarët e Tiranës për mungesën e një diplome të shkollës së mesme dhe nga ana tjetër ngre gishtin e mesit që e ngatërron për ndonjë mision kundër korrupsionit.   

Rama se është e patolerueshme t’i japësh fytyrën tënde surretërve të së shkuarës që janë në sheshin e betejës për të marrë peng të ardhmen e vendit për inatet e tyre personale. Edhe me këtë iu drejtua Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët i konsideron e shkuara e vendit.

“Mund ta kesh ngresh edhe gishtin e mesit në një moment. Këto janë gjëra që kalojnë. Por t’í japësh fytyrën surretërve të së shkuarës, që janë në sheshin e betejës për të marrë peng të ardhmen e vendit për inatet e tyre personale, jo është e patolerueshme”, tha Rama.

Në mbledhjen e kryesisë së PS, fokusi kryesor ishin zgjedhjet, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 maj. Në daljen për mediat, Rama u shpreh i bindur se do të kenë rezultat që shpërblen punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

"Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë.

Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik", tha Rama.

Sa i përket deklaratave në Mallakastër, ku i tha që të mos votojnë për koalicionin Berisha Meta, kreu i qeverisë u shpreh se ishte vetëm një këshillë.  Rama deklaroi se është zgjedhje e shqiptarëve se kë do të votojnë më 14 maj por aleati më i madh strategjik në Kombet e Bashkuara ka bërë thirrje të përsëritura për të bërë kujdes.

“Kam thënë thjesht një këshillë, ku do dilni, ku do votoni më 14 maj. Do vini shenjën e aprovimit për Liken? Jam i bindur që do të votojmë për kandidatët tanë, është shumë e thjeshtë. Historitë e acarime dhe kërcënimeve janë të njohura e kemi vite që i dëgjojmë. E vetmja pasojë që kanë sjellë është ndryshkja e dhëmbëve të atyre që i përdorin për acarime.

Ata vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne, në momentin kur një individ i shpallur “non-grata”, jo një individ dosido, por një nga individ që ka pasur jo pak pushtet, një ndër individët më të rëndësishëm të historisë së këtij vendi në 30 vite, mban damkën e një personi që është i padëshirueshëm”, tha Rama.

Ndërsa theksoi edhe një herë se nuk bashkëpunon me dyshen e koalicionit opozitar, Rama tha se i shohin bashkitë pengje lufte, ndërsa shtoi se Shkodra, e vetmja bashki në duart e opozitës është e mbushur me plehra.

Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
Rama ndan fotot nga oborri i PS-së, ja cila është zonja krah kryeministrit që i dha puthjen në ballë

 

Pas mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi rama ka ndarë disa foto krah një zonjë të moshuar të ulur në oborr.

Ai shihet në praninë e ministrit të Drjetësisë, Ulsi Manja duke biseduar me zonjën e cila ka një bastun.

Qytetarja e ka ndalë Ramën teksa ishte duke hyrë në Kryesi për të folur për disa shqetësime që kishte. Kreu i qeverisë e ka dëgjuar qytetarët teksa më pas shihet duke e mbajtur për dore dhe i ka dhuruar dhe një puthje në ballë.

“FOTOHISTORI në oborrin e PS ”  shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

Ora 10:15
Posteri me gishtin e mesit nga Këlliçi, Rama: S’më bën përshtypje, kukulla e zorrës qorre! E pa votueshme të përfaqësohesh nga kalbësira politike

 

 Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori lidhur me posterin jo etik të kandidatit të çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Rama u shpreh se asgjë nuk i bën përshtypje posteri e madje as dëftesa e munguar e një kandidati opozite.

Rama u shpreh se problemi më i madh i tyre është se janë thjesht kukulla të kalbësirës politike, pa mision, pa vizion dhe vetëm pjesë e interesave personale të kalbësirave politike.

“Nuk kam  koment sepse është një humbje kohe dhe është një lloj ofendimi për votuesit që të merren në konsideratë që të trajtohen individë, të cilëve përveç dëftesave të shkollës që u mungon, gishtat e mesit që i ngatërrojnë për ndonjë mision. Mua s’më bën përshtypje, këta njerëz kanë problem shumë të madh, këta njerëz janë parfumi për zorrën qorre, janë maska, janë kukulla, dhe jo për një zorrë qorre që thjesht përfaqëson një alternativë të kalbur, por për një zorrë qorre që është apendiciti i Shqipërisë. Mund të mos kesh dëftesën, mund ta ngresh gishtin e mesit… ok… këto janë gjëra që kalojnë. Po ti japësh fytytën, surrateve të së shkuarës që janë aty për interesat e tyre personale kjo është e pa votueshme dhe e pa tolerueshme.”- tha Rama.

Ora 10:12
Rama shpjegon posterin me Metën e Berishën: Tregojmë të ardhmen dhe të shkuarën! Asnjë derë e aleatëve nuk hapet për ta, të ndëshkohen nga shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar posterin me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke thënë se ata janë e shkuara ndërsa PS e ardhmja. Teksa komentonte, u shpreh se BE mund të mos ketë normë të shpalljes non grata si SHBA, por me bindje shprehet se asnjë derë e aleatëve nuk hapet për ta.

“Nuk e keni ndjekur me vëmendje atë që themi. Unë s’bëj asnjë krahasim se është ofendim për mua dhe socialistet që të bëj krahasime mes meje , ‘non gratave’ dhe një zorre qorre që është në trupin e Shqipërisë. Unë flas për sot, rrogat po rriten sot dhe siç nuk janë rritur kurrë. Në poster është e ardhmja dhe e shkuara. Kjo nuk ka lidhje me asgjë tjetër. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët tanë, ata i zgjedh vota. Ka një pjesë të shqiptarëve që fatkeqësisht duhet ti kishin drejtuar me kohë të merreshin me hallet e tyre e të merreshin me drejtësinë. Drejtësia vonon por s’harron e do të veprojë me patjetër. Ajo që më neverit është se këta njerëz kanë arritur të marrin me vete një pjesë të shqiptarëve në raport me miqësinë dhe aleatët tanë. Vërtetë BE s’ka normë të tillë si shpallja non grata por të jeni të sigurt që s’ka derë që nuk hapet askund për ta. Është çmenduri të diskutohet kjo gjë dhe njerëzit duhet të ndahen nga këta se është puna e një fryme, puna e një historie të dhimbshme që duhet patjetër të ndëshkohet nga shqiptarët”, tha Rama.

Ora 10:05
‘Me ata s’bashkëpunojmë dot’, Rama sqaron deklaratën: S’është presion, çifti Berisha-Meta i sheh bashkitë pengje lufte, prandaj Shkodra është e mbushur me plehra

 

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë atë që u cilësua si presion nga ana e tij në një fushatë të mbajtur së fundmi. Rama u shpreh se nëse zgjidhet për kryebashkiak një kandidat i çiftit Berisha-Meta do jetë i pamundur bashkëpunimi sepse ata i konsiderojnë bashkitë si pengje lufte. Në filozofinë e tyre politike, sqaron Rama nuk përfshihet të bëhet detyra, por krijimi i oazeve politike.

“Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin,. S’është presion, por mënyrë për t’ua thënë  drejtpërdrejt njerëzve që do jetë 9i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duam ne po se këta kandidatë s’janë vënë aty për të bërë detyrën, por për të krijuar oaze të luftës politike. Për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar qeveritë vendore si pengje lufte. Si Shkodra për shembull, jo se ne nuk kemi dashur, po se këta kandidatë i përkasin një familje të shthurur politike që nuk kanë dashur kurrë që të qeverisin vendin në mënyrën e duhur. Këta kanë sjellë vetëm degradim. Shkodra është i vetmi qytet ku plehrat rrinë në kazan e nuk mblidhen, njëlloj si dikur para se ne ta kishim pastrimin prioritet. Kemi treguar që dimë çfarë bëjmë, jo se kemi bërë gjithçka në rregull por se kemi vullnetin. Vendi ynë s’ka qenë kurrë më i respektuar, më i fuqishëm e më i vlerësuar në rajon por jo vetëm.

Siç hoqa unë apendicitin duhet të heqin këtë zorrë qorre. “- tha Rama.