14 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë! Mbyllen spitalet COVID në rrethe, pritet lehtësim i masave nga Komiteti Teknik

TIRANË- Kurba e infektimeve në vendit tonë vijon të jetë e qëndrueshme në nivele shumë të ulëta, edhe pse krahasuar me një ditë më parë, ka pasur një rritje të lehtë. Si rezultat i 3,366 testimeve, sot janë konfirmuar pozitivë 14 qytetarë, nga 6 që ishin dje. Ndërkohë 2 qytetarë kanë humbur jetën, një nga Tirana dhe nga Durrësi në moshën 69 dhe 74 vjeç. Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve të tjera, janë raportuar 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

 Ashtu si kurse është bërë e ditur edhe nga vetë ministrja e Shëndetësisë, situata në spitale është normalizuar, ku aktualisht po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se spitalet COVID në rrethe do të mbyllet dhe të gjitha rastet do të trajtohen te Infektivi në Tiranë.

Për pasojë, pritet edhe një lehtësim i masave anti-COVID në vendin tonë. Aktualisht në fuqi është ora policore nga 22:00-06:00 si edhe maska e detyrueshme.

Statistika (25 Maj 2021) 
Raste të reja ditore         14
Të shëruar në 24 orë      81
Të shtruar në spitale      43
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                3,366

Testime totale            703,636
Raste pozitive             132,229
Raste të shëruara        128,907
Raste Aktive                  875
Humbje jete                  2,447 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë         439
Korçë            102
Shkodër       88
Vlorë             53
Elbasan        42
Berat             39
Lezhë           32
Gjirokastër   34
Fier               21
Kukës           13
Durrës          9
Dibër           3

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
COVID 'ikën' nga spitalet rajonale, të infektuarit nga rrethet do trajtohen tek Infektivi! Manastirliu: Pritet lehtësim i masave nga komiteti

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu nga spitali i Elbasanit,  falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Prej 2 javësh situata  në vend është e qëndrueshme dhe sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Ulja e rasteve pozitive me covid pritet të sjellë lehtësim të masave, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë javë. Por cilat do të jenë alternativat që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë për pushime janë vendit?

Ministrja Manastiruliu tha se për këtë ka tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi , kryerja e një tamponi, dhe dokumentacionin që e ke kaluar Covid-in.

Në Elbasan nga hapja  e pavijonit covid morën trajtim mjekësor rreth 80-të pacientë. Numri i fataliteteve ka qenë fare minimal.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë