Ulje drastike e shifrave, 6 të infektuar me COVID dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! Sot 8159 vaksinime anti-COVID (725,135 në total)

Ulje drastike e shifrave, 6 të infektuar me COVID dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! Sot 8159 vaksinime anti-COVID (725,135 në total)

Foto nga spitali Infektiv

Janë ulur ndjeshëm shifrat e COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar vetëm 6 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2020 testime, dhe nga 6 infektime, 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".

Statistika (24 Maj 2021)

Raste të reja ditore         6

Të shëruar në 24 orë      94

Të shtruar në spitale      57

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2020

Testime totale            700,270

Raste pozitive             132,215

Raste të shëruara        128,826

Raste Aktive                  944

Humbje jete                  2,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         505

Korçë            108

Shkodër       85

Vlorë             53

Elbasan        42

Berat             39

Lezhë           32

Gjirokastër   34

Fier               20

Kukës           13

Durrës          10

Dibër           3

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Sot 8159 vaksinime anti-COVID (725,135 në total)

8159 vaksinime anti-COVID janë kryer gjatë ditës së sotme. Shifra konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, në total janë kryer 725, 135  vaksinime.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale