14 shtator ’98 / Kronologjia e grushtit të shtetit të Sali Berishës, nga pushtimi i institucioneve, atentati ndaj ministrit të Brendshëm deri tek granata në zyrën e Gjinushit

14 shtator ’98 / Kronologjia e grushtit të shtetit të Sali Berishës, nga pushtimi i institucioneve, atentati ndaj ministrit të Brendshëm deri tek granata në zyrën e Gjinushit

14 shtatori 1998, PD ne aksion para kryeministrise

TIRANË- 22 vjet më parë, në 14 shtator 1998, në Tiranë u organizua dhe u konsumua një grusht i mirëfilltë shteti me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Ngjarjet erdhën si pasojë e vrasjes së Azem Hajdarit natën e 12 shtatorit 1998 dhe pas refuzimit të ultimatumit të Sali Berishës nga ana e kryeministrit Fatos Nano për të dhënë dorëheqjen. Berisha akuzonte për vrasjen e Azem Hjadarit pushtetin e atëhershëm, duke i përqendruar akuzat mbi Fatos Nanon. Skënder Gjinushin dhe Fatos Klosin. Nga qartësimi i ngjarjeve më vonë, rezultoi se vrasja e Azem Hajdarit ishte produkt i përplasjeve të klaneve në PD me familjen Haklaj në Tropojë, e cila sot akuzon Sali Berishën si nxitësin dhe frymëzuesin e konfliktit, me rreth 200 viktima. 

Azemi u vra nga Fatmir Haklaj, të cilit Berisha çuditërisht nuk pati guximin t’i përmendte emrin sa ishte gjallë. Me kalimin e muajve, roli i Sali Berishën në vrasjen e Azem Hajdarit sa erdhi e po bëhej më i dyshimtë që nga refuzimi i tij për të dëshmuar, zhdukja e dëshmisë së truprojës së plagosur së Azemit, Zenel Nezaj, i incizuar nga Berisha në spital, vdekja misterioze e sekretares së Berishës, dëshmitare e ngjarjes dhe e lëvizjeve të Berishës disa minuta para vrasjes së Azemit, ndryshimi i alibive dhe akuzave, përjashtimi i Azemit nga PD, akuzat dhe sulmet e vazhdueshme të Berishës në adresë të Azem Hajdarit deri natën e vrasjes etj. 

Dyshimet nisinë të thelloheshin kur Sali Berisha akuzoi si bashkëpunëtor në vrasje truprojën e tij, Izet Haxhinë, të cilin e kishte përdorur, siç edhe ka dëshmuar vetë Izet Haxhia dhe që konfirmohet nga dhjetëra dëshmi, fotografi dhe pamje filmike, për të organizuar grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Ndërkaq, përpos Sali Berishës, sulmi i armatosur ndaj institucioneve shtetërore është udhëhequr në terren nga Ekrem Spahia, Genc Pollo, Jemin Gjana, Leonard Demi, Shaban Mamia, Sali Lusha, Frrok Gjini, Hysni Gjyrici, Dem Dollapi etj. Rol të rëndësishëm në organizim ka pasur Izet Haxhia, në atë kohë truprojë i Sali Berishës, sot i vetmi i penduar dhe i gatshëm për të dëshmuar para drejtësisë. 

Në 14 shatator 1998, grupet e armatosura të Partisë Demokratike pushtuan të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, me përjashtim të Ministrisë së Brendshme, e cila ishte sulmuar me armë në 13 shtator nga 40 persona të armatosur. U pushtuan dhe u plaçkitën Kryeministria, Kuvendi dhe ministritë e tjera. Një granatë u hodh në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushit, u rrëmbyen disa tanke të Gardës, ndërsa atë ditë iu bë një atentat me armë ministrit të Brendshëm, Perikli Teta. Sali Berisha tërhoqi grupet e armatosura mbrëmjen e 14 shtatorit 1998 pas një ultimatumi të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njihte pushtet që dilte nga dhuna. Edhe për këtë ngjarja drejtësia nuk ka vepruar. Organizatorët nuk u ndëshkuan, ndërsa ekzekutuesit e kësaj ngjarje në terren u shpërblyen pas vitit 2005. 

Kronologjitë e plotë e ngjarjeve të 13 dhe 14 shtatorit 1998
13 shtator ’98, ora 00.30. Partia Demokratike jep konferencë shtypi. Berisha deklaron: “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani. Në atentatin e parë më kishte thënë: jam i lumtur që vdes për ty. E kishte fjalën për demokracinë”.
13 shtator ’98, 08.30. Ministria e Rendit vë në dispozicion të informacioneve të ngjarjes shumën 50-100 mijë USD.
13 shtator ’98, ora 10.00. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp. Berisha deklaron: Brenda 24 orëve Nano të japë dorëheqjen. Kryetari i PD-së për Tiranën Vili Minarolli deklaron: të mbahen tre ditë zie.
13 shtator ’98, ora 10.00. Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron në TVSH: Një nga pistat e vrasjes është një nga versionet e PD-së që akuzon si autor të ngjarjes shefin e Rendit të Komisariatin e Tropojës Jaho Salihi. Ministria e Rendit shpall kërkimin për vrasësin. Teta deklaron se Salihi është paraqitur në punë në orën 07.15 të kësaj dite. Prezenca e toij konfirmohet nga i plofuqishmi i qeverisë në këtë rreth, Taulant Dedja.
13 shtator ’98, ora 10.10. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp ndërsa një altropalant ishte instaluar jashtë selisë përpara së cilës kishte mijëra simpatizantë. Berisha: “Kemi të dhëna se zëdhënësi i kryeministrit Nano ka pagëzuar sot vrasësin në emër të Nanos. Vrasësi është Fatos Nano. Ai ka vetëm 24 orë kohë. Nëse nuk jep dorëheqjen ne nuk mund t’i përmbajmë turmat”.
14 shtator ’98, ora 10.00. Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se të armatosurit që duan të destabilizojnë rendin, do të goditen.
14 shtator ’98, ora 10.30. Pasi kanë dëgjuar mesazhin e Sali Berishën, rreth 2 mijë militantë nisen për një marshim proteste përpara godinës së kryeministrisë. Tek Ministria e Rendit dështon përpjekja për të sulmuar këtë godinë. Megjithatë shkatërrohen të gjitha makinat e parkuara aty dhe në drejtim të xhamave janë hedhur sende të forta.
14 shtator ’98, ora 11.00. Pas ceremonisë mortore turma nuk niset drejt Varrezave të Sharrës por drejt godinës së kryeministrisë. Berisha kthehet në seli.
14 shtator ’98, ora 11.00. Qeveria nis mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar rrethanat e vrasjes dhe masat e marra pas ngjarjes, por në këtë moment sulmohet godina. Shkatërrohet dhe digjet zyrat e katit të parë. Tetë makina prapa godinës digjen. Mes tyre makina e Arben Imamit dhe makina me targë TR5191 A. Dhjetëra të armatosur futen brenda. Nano dhe anëtarë të tjerë të qeverisë largohet nga dera e pasme.
14 shtator ’98, ora 11.45. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e kryeministrisë. Godina braktiset. Sulmohet me armë e bomba.
14 shtator ’98, ora 12.00. Kur kortezhi po i afrohej Kryeministrisë, u sulmua reparti 324 pranë Ministrisë së Rendit. Aty u grabitën 100 automatikë, mitraloza dhe granata. 
14 shtator ’98, ora 12.00. Nga Garda dalin tanket por për pak minuta merren nga të armatosurit. Dikush në mes të turmës gënjen se Nano dha dorëheqjen. Turma ekzaltohet. Në krye të saj ishin Pjetër Arbnori, Ekrem Spahia, Leonard Demi dhe Jemin Gjana.
14 shtator ’98, ora 13.00. Shkatërrohen plotësisht zyrat e kryeministrisë. Grupe militantësh të armatosur të PD hyjnë në Kryeministri, shkatërrojnë dhe bastisin, ndërsa edhe urinojnë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano.  
14 shtator ’98, ora 13.00. Sulmohet dhe plaçkitet Kuvendi. Një granatë hidhet në zyrën e kryeparlamentarit Skënder Gjinushi. 
14 shtator ’98, ora 13.30. Bastisen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës.
14 shtator ’98, ora 14.00. Pushtohet RTVSH-ja. Rreth 200 të armatosur rrethojnë godinën, ndërsa kryetari i PLL-së Ekrem Spahia del në ekran duke u intervistuar nga Alfons Zeneli dhe regjizori Artur Bejzade. Merret peng drejtori Edi Mazi dhe drejtori i Radios Martin Leka.
14 shtator ’98, ora 14.10. Në Tiranë nisin vjedhjet dhe djegiet e dyqaneve në qendër. Një bastisja e paprecedentë dhe masive nisi nëpër bizneset në Tiranë. 
14 shtator ’98, ora 15.00. Dalin në rrugë policët e parë. Shefi i komisariatit numër 3 Neritan Nallbati, Arben Dashi, Ilir Bellovoda nisin të çlirojnë një pjesë të ministrive. RENEA merr tanket.
14 shtator ’98, ora 16.00. Policia nis të dalë masivisht nëpër Tiranë. Policia bashkë forcat speciale mori nën ruajtje bizneset dhe rivendosin nën kontroll një pjesë të institucioneve të pushtuara.
14 shtator ’98, pasdite. Ambasadorja amerikane Marisa Lino, e shpallur armike nga Berisha, del me deklaratë të fortë, ku thekson se vdekja e Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet politikisht dhe se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë. 
14 shtator ’98, pasdite. Departamenti Amerikan i Shtetit dënon grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna. 
14 shtator ’98, pasdite. Ambasadorët e SHBA-BE në Tiranë mesazh Nanos që të mos jepte dorëheqjen, ndërsa e garantuan se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna. 
14 shtator ’98, pasdite.Mblidhet qeveria italiane. Kryeministri Romano Prodi: “Të ndalet dhuna në Shqipëri”.
14 shtator ’98, ora 19.00. Ministri i Brendshëm Perikli Teta jep ultimatumin për dorëzimin e TVSH-së. 
14 shtator ’98, ora 19.30. Dorëzohen grupet e armatosura të PD-së. Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron: Dështoi tentativa për grusht shteti.
14 shtator ’98, ora 20.00. Atentat ndaj Perikli Tetës në afërsi të Hotel Dajtit, por shpëton për mrekulli. Rojet e tij vrasin njeriun që qëlloi me armë ndaj ministrit.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2020 00:55

    Me kujtohet si tani,halla ime me kusheririn tim,nje PD-ist I flakte erdhen ne Tirane te sjelle me autobuza si turma dhe te paguar nga PD ,qe te merrnin pjese ne varrim e ndoshta dhe ne grushtin e shtetit,por sapo filluan trazirat,ata u larguan nga bulevardi dhe erdhen ne shtepine time,se nuk donin te ngaterroheshin me gangsteret qe po sulmonin e shkateronin gjithecka.Per mendimin tim Azemi u be<<koke turku>>,nga Berisha,para dhe pas vrasjes,dhe sa per akuzat per vrasje ,qe Berisha I bente Nanos,vetem militantet idiote fanatike mund ta besonin.Nano ka qene gjithemone shume vanitoz te merrej me gjera te tilla.

    Përgjigju
  • redi: 14/09/2020 19:41

    Drejtesia politike 30 vjecare eshte kanceri qe gerreu shoqerine shqiptare dhe i dha krah korrupsionit sgteterir nga te dy krahet .Te sulmosh sgtetin kushdo qofte dhe jo vetem nuk denohesh oenalisht por merr dhe perkrahje ne pushtet kjo eshte e pa pranueshme .Shqiptaret ne vend te demojracise oane luften e klaneve per pushtet .Fatkeqesi e madhe dhe ndoshta periudha me e erret e historise se sgtetit shqiptare ,

    Përgjigju
  • Tosi: 14/09/2020 13:54

    Populli i Tiranes nuk do gjeje qetesi kurre derisa kryeperbindeshi i shqiperise Sali Lushe Kundertanku qe terrorizoi Tiranen me tank per 3 dite me banditet e Tropojes me kundertank ne dore te dale para gjyqit shembullor. Kjo monster e Sali Berishes ka bere terror ne disa raste ne Tirane dhe policia ka heshtur. Prangat ketij krokodili kesaj funderrine te pabese dhe pjese e krahut te armatosur te pd leshelis.

    Përgjigju
  • redi: 14/09/2020 12:15

    A do te hetoje SPAKU dosjet e njerezve qe shkaterruan dhe vrane shqiptaret ? Shpresojme se SPAKU duhet te veproj ,se pritshmeria eshte e madhe nga populli

    Përgjigju
    • andi tare: 20/02/2022 12:04

      05.06.1988(Revolta e pare,anti-komuniste)-14.09.1998(grushti i shtetit)3754 ditet e fundit te komunizmit ne Shqiperi.3754 dite kaosi.

  • ÇaliSpera: 14/09/2020 12:12

    Saliu dhe trazirat, a love story.

    Përgjigju
  • Tuti: 14/09/2020 10:32

    Kjo dite duhet te perkujtohet si dita e grushtit te Shtetit nga krimineli SALI BERISHA qe kerkon te vije perseri ne pushtet.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 14/09/2020 09:09

    Jane te fresketa akoma ngjarjet dhe gjithmone duhen kujtuar per te mos harru se nga kane ardhur , kush i pruni. Shpresoj qe dikush I NDERSHEM do te dali ne driten te gjykoje keto plera se po' behen shum perseritje ngjarjesh. DREJTESIA DREJTESIA DREJTESIA VETEM AJO DO TI VIJE HAKUT PLERAVE DHE FUNDRRINAVE QE PRETENDOJNE TE VIJ E NE PUSHTET, PAK NGA PAK NXJERRIN KOKEN DHE TREGOJNE QE NE SJELLJE NUK KANE NDRYSHU FARE JANE PO ATO. KETO QE KEMI NUK JANE ME TE MIRET POR JANE TE PAKTEN 100 HERE ME MIRE SE ATO PLERA QE VETEM SHKATARRUN DHE VODHEN.

    Përgjigju
  • ola: 14/09/2020 08:40

    plerat qe shkaterruan shqiperine njesoj si komunistet dikur dhe tani biri qen salihit don me ardhe ne pushtet !!! PLRERAAAAAAAA, QERROHUNI TE GJITHE SA MAJTAS DJATHTAS !!!

    Përgjigju
  • Spak: 14/09/2020 08:34

    Ka ardhur koha qe populli ti jape nje grusht Pdse dhe gjithe horrave qe e kane zhvatur Shqiperine ne emer te gjoja demokracise.PArtia e Derdimeneve dhe Dallkaukeve eshte drejt fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja