Analisti Endri Tafa thotë se pamjet e kryengritjës së armatosur të 14 shtatorit 1998 dëshmojnë se pas ngjarjeve kishte organizim, duke theksuar praninë e antitankëve gjatë varrimit të Azem Hajdarit dhe sulmet ndaj komisariateve në rrethe. Në Repolitix në Report Tv, Tafa tha se çështja nuk u zbardh deri në fund për mungesë vullneti nga një grup prokurorësh.

“Ka pasur një organizim dhe kjo vërtetohet edhe nga pamjet. Kush është ai që shkon me antitank në një varrim? Kjo nënkupton se je për një sulm të drejtpërdrejtë. Kemi edhe sulme ndaj komisariateve në rrethe. Shqipëria në atë kohë ishte në një periudhë shumë të vështirë. Një javë më parë ishte vrarë edhe Ahmet Krasniqi. Pra, situata ishte e ndezur, diçka vlonte, por se sa ka qenë ndikimi i faktorëve të brendshëm apo të jashtëm në provokimin e ngjarjeve të tilla, mbetet për t’u parë. Edhe vrasja e Ahmet Krasniqit ende nuk është zbardhur. Ka qenë një grup prokurorësh që nuk kanë dashur t’i shkojnë deri në fund ngjarjes. Është çështje vullnett", thotë ai. 


Lajmi kryesor:

14 shtatori ’98/ Petro Koçi: Grusht shteti i përgatitur nga PD për të marrë pushtetin me forcë, vrasja e Hajdarit vetëm pretekst