Spanja dhe Maroku në një operacion të përbashkët policor kanë arrestuar 14 persona si  të dyshuar në përfshirë me ISIS. 

Arrestimet u kryen në rrethinat e Madridit si dhe në qytete të ndryshme marokene. Personat e ndaluar nga policia dyshohet se rekrutonin luftëtarë për ISIS në zonat e Irakut dhe Sirisë.

Autoritetet kundra terrorizmit në Spanjë , cituan të hënën se në Evropë ndodhen rreth 800 persona të stërvitur në Irak dhe Siri, që janë të gatshëm të godasin Evropën.

Ministria e Brendshëm spanjollë bën me dije se operacioni është në vazhdim , ndërkohë nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth tij.

Redaksia Online
(f.s/shqiptajra.com)