14 vite pas ngjarjes së 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ende edhe sot familjarët e Ziver Veizit kërkojnë vendosjen e drejtësisë ndaj personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë.
'Jemi mbledhur sot për të përkujtuar xhaxhain tonë. Ne nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend. Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike. Ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të Gjykatës së Lartë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për 4 viktimat e 21 janarit', shprehet për mediat mbesa e Ziver Veizit.
Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e fshatit Zenelaj, të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe miq të të ndjerit.
'21 janari, shteti i asaj kohe e ktheu në luftë kundër popullit të tij. Ne ishim shumë në atë kohë duke protestuar kundër korrupsionit, kontrabandën, drejtësinë. Kishim kohë, por ajo ditë u përgjak dhe si të tillë u kthye mangët. U vranë shokët tanë, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. 4 dëshmorë. Shumë të tjerë u plagosën. Jemi të shqetësuar se paqja nuk ka gjetur vendin e vet. Do vazhdojmë ti përkujtojmë edhe kur të jetë vënë e drejta. Qofshin të paharruar shokët tanë të asaj dite', thotë Shkëlqim Guçe, një nga protestuesit e asaj kohe.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 14 vite nga vrasjet e 21 janarit! Familjarët: Ekzekutorët e krimit shtetëror s'janë dënuar ende! Lule dhe në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.6%
-
Jo
32.8%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD depoziton në Kuvend propozime për shtesa në Kodin Zgjedhor: Emigrantët të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë! Afati i përdorimit të ID-së të përcaktohet në Kod
21 Janar, 14:46
-
Prova e fortë në duart e SPAK! Audio e urdhrit për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit e 21 janarit, a do i tregojë eprorët Ndrea Prendi?!
21 Janar, 13:24
-
Goditet grupi italo-shqiptar, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut në Europë! 12 në pranga, 8 në kërkim, 5 arrestohen në Shqipëri! Në krye të rrjetit dy vëllezër të klanit Çela (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën e shton barrën e turpit mbi këdo që duhet ta japë
21 Janar, 12:51
-
SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, akuzohet për shpërdorim detyre
21 Janar, 12:45
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, avokati i viktimave Idajet Beqiri: Provat se Berisha është autori i vrasjeve i kemi dërguar në SPAK! Jemi të indinjuar pse po vonon kaq shumë
21 Janar, 12:04
-
Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron viktimat e '21 Janarit' si ‘mish për top'! Saliu e Basha thanë ne i vramë, duam të dimë pse! SPAK e ka marrë seriozisht hetimin
21 Janar, 11:19
-
Tiranë/ 14 vite nga vrasjet e 21 janarit! Familjarët: Ekzekutorët e krimit shtetëror s'janë dënuar ende! Lule dhe në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
21 Janar, 09:48
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani paraqitet në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
14 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit! Dosja në duart e SPAK, do zbardhë rolin e Berishës dhe Bashës! Provat e Strasburgut që rihapën hetimet
21 Janar, 07:07