Drejtësia për 21 janarin nuk duhet vonuar më. Ky ka qenë mesazhi i Kryeministrit Rama në këtë 14-vjetor të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në bulevardin para kryeministrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ata që kanë në dorë të bëjnë drejtësinë dhe po e vonojnë atë, duhet të kenë parasysh se fëmijët e protestuesve të vrarë po bëhen prindër duke pritur.

“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…', shkruan Rama.

Shpresa për drejtësi për 4 viktimat e 21 janarit 2011 ishte venitur, por ky 14-vjetor vjen ndryshe: me dosjen në duart e SPAK. Familjarët e viktimave të 21 janarit tashmë sytë i kanë te SPAK që ka nisur hetimet për një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim. Tashmë SPAK, ka dosjen në dorë të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm.


    Lajmi kryesor:

    'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje


    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 09:34
    21 janari/ Veliaj: Një plagë në historinë tonë, thirrje për drejtësi e llogaridhënie

    1737448641_erionveliaj.JPG

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka kujtuar sot ngjarjen tragjike të 21 janarit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se 21 janari është një plagë në historinë tonë.

    'Të paharruar! 21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike', shkruan ai.