14 vite nga lumturimi i Nënë
Terezës, simboli i humanizmit
Bushati publikon letrën e veçantë të Shenjtores
Shqiptarët festojnë ende Lumturimin e Nënë Terezës, edhe pse ajo prej një viti është shpallur “Shenjtore” nga Papa Françesku më 4 shtator 2016. Dje e gjithë administrata shtetërore ishte pushim, pasi kjo ditë ka mbetur ende në kalendarin e festave kombëtare, në një kohë që festë zyrtare duhej të shpallej shenjtërimi i Nënë Terezës me 4 shtator.
Shqiptarët festojnë ende Lumturimin e Nënë Terezës, edhe pse ajo prej një viti është shpallur “Shenjtore” nga Papa Françesku më 4 shtator 2016. Dje e gjithë administrata shtetërore ishte pushim, pasi kjo ditë ka mbetur ende në kalendarin e festave kombëtare, në një kohë që festë zyrtare duhej të shpallej shenjtërimi i Nënë Terezës me 4 shtator.
Dita e Lumturimit
Katërmbëdhjet vite më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare. Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu atë’here dëshirën për ta shenjtëruar por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010 që përkon me 100 vjetorin e lindjes e bamirëses me famë botërore ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.
SHENJTERIMI
Më 21 qershor 2014, profesori i Universitetit të Birmingham në Angli Dr. Gëzim Alpion bëri një fushatë, nëpërmjet së cilës i kërkonte Vatikanit të përshpejtonte procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Pas procedurave të Vatikanit më 4 shtator 2016 Papa Françesku e shpalli “Shenjtore” bamirësen e madhe me origjinë shqiptare gjatë një ceremonie madhështore në Vatikan.
Nënë Tereza, kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit: nënë e tërë njerëzimit.
Lartësia e qëllimit të Nënës Terezë ishte e pakrahasueshme më këdo në botë e Nënë Tereza vetë, simbol i vlerave të larta njerëzore, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvuajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal.
Domethënia e veshjes së Nënë Terezës
Veshjen tradicionale indiane të quajtur sari, e ka modifikuar në ngjyrat bardhë e kaltër. Kjo veshje ishte simbol i varfërisë, ndërsa murgesha shqiptare nuk donte të dallohej nga nevojtarët me rrobat e rëndomta të misionareve të krishtera. Nënë Tereza e veshi për herë të parë në 1948, ndërsa në Indi prodhohen 4 mijë të tilla për misionaret në 133 shtete të botës.
Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39