Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg

Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg

Shqiptarët vijojnë të palëkundër në qëndrimin e tyre për mbështetjen e SPAK. Të dhënat e sondazhit të realizuar nga insituti “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se shqiptarët janë pro SPAK dhe e mbështesin punën e tij.

Në total, 63% e të anketuarve thonë se SPAK është një institucion i pavarur dhe i paanshëm. Sipas rezultateve, të pyetur se “a punon SPAK në mënyrë të pavarur”, 16% thonë "shumë", 47% "mjaft". Ndërkohë, 26% thonë "pak" dhe 8% “aspak”. 

Insituti “Piepoli” i pyeti shqiptarët edhe mbi debatin nëse Prokuroria e Posaçme po abuzon me vendosjen pa kriter të masës arrest me burg. 16 përqind mendojnë se masat e dhëna janë në mënyrë të tepruar, 48 përqind mendojnë se janë të përshtatshme ndërsa 35 % thonë se nuk mjaftojnë.

Por, pavarësisht se janë krah SPAK, 40% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazhin e “Piepolit” në bashkëpunim me Report TV, mendojnë se duhet të ketë një kontroll mbi Prokurorinë ndërsa 34 përqind të tjerë mendojnë të kundërtën.

Sa i takon Task-Forcës për të luftuar krimet zgjedhore, 60% e të anketuarve shprehen se ky nuk do të ndikojë aspak në zgjedhje. 24% e shqiptarëve besojnë se kjo nismë e SPAK do të garantojë korrektësinë dhe transparencën në mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa 10% e të anketuarve mendojnë se Task-Forca mund të ndikojë negativisht në klimën zgjedhore.

1741897111_sondazhi6.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje

1741897183_sondazhi9.jpg

Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë se vendimi i SPAK për të krijuar një Task-Force kundër krimeve zgjedhore do të ketë ndikim real në procesin zgjedhor të 11 majit. Sipas sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin prestigjioz italian “Piepoli”, 60% e të anketuarve shprehen se ky vendim nuk do të ndikojë aspak në zgjedhje.

Ndërkohë, vetëm 24% e shqiptarëve besojnë se kjo nismë e SPAK do të garantojë korrektësinë dhe transparencën në mbajtjen e zgjedhjeve, një shifër që tregon se besimi në efektivitetin e institucioneve të drejtësisë për të ndikuar në integritetin e procesit zgjedhor mbetet i kufizuar.

Nga ana tjetër, 10% e të anketuarve mendojnë se Task-Forca mund të ndikojë negativisht në klimën zgjedhore. Ndërsa 6% nuk kanë një mendim të qartë, duke deklaruar se “nuk dinë të gjykojnë”.

Ora 22:24
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit

1741897165_sondazhi8.jpg

A duhet të vihet SPAK nën kontroll të pavarur juridik mbi veprimtarinë e tij? 40% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazhin e Piepolit në bashkëpunim me Report TV mendojnë se duhet të ketë një kontroll mbi Prokurorinë. Të pyetur nëse SPAK duhet vënë në kontroll, 15% e të anketuarve thonë "shumë", 25% thonë "mjaft". Ndërsa 34 përqind të tjerë mendojnë të kundërtën, konkretisht të ndarë në 17% që thonë "pak" dhe 34% "aspak". 

Ora 22:22
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit

1741897147_sondazhi7.jpg

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve mendojnë se SPAK po abuzon me masat e paraburgimit. Në sondazhin e Institutit Prestigjioz "Piepoli", në bashkëpunim me Report TV, 16 përqind mendojnë se masat e dhëna janë në mënyrë të tepruar, 48 përqind mendojnë se janë të përshtatshme ndërsa 35 % thonë se nuk mjaftojnë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heu: 14/03/2025 10:52

    Duan te vihet ne kontroll SPAKU? 40% e shqiptareve ose kane ikur nga mendorja ose jane te korruptuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit