15 detaje tek një mashkull që 
femrat i ndezin (shumë) seksualisht

15 detaje tek një mashkull që <br />femrat i ndezin (shumë) seksualisht
1. Kur mashkulli ka parakrahë shumë tërheqës.

Për një arsye apo një tjetër, parakrahët muskulozë janë shumë tërheqës tek një mashkull.

2. Dialektet.

Dhe nuk po flasim për dialekte të shtirura, nëse një djalë ruan dialektin e krahinës së tij kur flet, shumë vajza këtë e cilësojnë si seksi. S’keni asgjë për të humbur.

3. Meshkujt me kostum që nuk duket sikur ia kanë marrë hua babait.

Djemtë e veshur me kostum, që nxjerrin në pah linjat e tyre mashkullore, janë shumë tërheqës, aq më tepër kur sillen sipas veshjes.

4. Kur meshkujt lëvizin orën në kyçin e dorës.

Nuk e dimë pse, por një lëvizje e tillë është shumë seksi dhe një pjesë e mirë e femrave me shumë mundësi do t’ju hidhen sipër nëse e bëni.

5. Tirandat.

Në këtë pikë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, nëse tirandat nuk i përshtaten fizikut tuaj, do të përfundoni duke u dukur qesharakë.

6. Meshkujt me flokë të gjata.

S’ka asgjë më tunduese seksualisht, sesa meshkujt që kalojnë gishtat në flokët e gjatë dhe të rrëmujshëm. SEKSI! Lëre më nëse i kalojnë mbrapa veshit.

7. Kur meshkujt shprehin dashurinë që kanë për mamatë e tyre.

Dashuria për nënën është gjëja më normale në botë, por nuk e dimë pse një djalë që thotë se e do nënën e tij, duket si krijesa më ëngjëllore dhe seksi në planet.

8. Kur meshkujt duken si baballarë shumë të mirë.

Edhe dashuria për fëmijët është shumë normale, të gjithë duhet t’i duam fëmijët tanë. Por një baba i përkushtuar që shëtit djalin e tij në park, të bën t’i hidhesh në krahë pa menduar shumë për pasojat.

9. Meshkujt me trup të palestruar që veshin bluza të ngushta.

Ok, kjo nuk do shumë koment. Truri sapo na pushoi së punuari.

10. Meshkujt me qerpikë të gjatë.

Edhe pse mund të duash t’ia shkulësh nga sytë, nuk mundesh. E di pse?! Sepse ata qerpikë ty të eksitojnë!

11. Mollëzat e theksuara.

Mollëzat e theksuara janë aq tunduese sa do të donit të vendosnit një çadër aty dhe të jetonit deri në fund të jetës.

12. Kur meshkujt përveshin mëngët.

Zakonisht mëngët përvishen kur ‘i hyn një pune’. Dhe në ato moment, ty të shkon mendja vetëm tek një lloj pune…

13. Kur meshkujt lajnë pjatat dhe varin një peshqir mbi shpatull.

Edhe pse kjo ndodh aq rrallë sa një eklips hënor, është shumë tërheqëse. Bëjeni më shpesh!

14. Djemtë që gatuajnë të veshur me përparëse…dhe pastaj e heqin.

“Aëë ata nuk duan që t’i bëhet bluza pis. DUHET të bëjmë seks!”

15. Meshkuj seksi që lexojnë.

Pa koment.
meshkuj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)