15 fëmijë, bij të heronjve që humbën jetën në krye të detyrës marrin statusin e përkujdesjes së Republikës! Rama: Ne do jemi gjithmonë me ju

Statusi i veçantë “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” i është dhënë 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera. Fëmijët dhe familjarët e majorit Klodian Tanushi dhe mjekut Leonard Kamberi u pritën sot nga Edi Rama në zyrën e kryeministrit nga Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, si shprehje e zotimit tonë për t’iu bërë krah fëmijëve të tyre, përfshin pagesën deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes.

“Ne na vjen mirë që e kemi krijuar mundësinë që t’i japim mbështetje të plotë fëmijëve që faktikisht duhet të kenë 150% të pagës deri kur të dalin në jetë. Asgjë nuk e kthen prindin, por në të tilla raste, këta janë fëmijë të Republikës sepse baballarët e tyre ishin shërbëtorë të denjë të Republikës dhe heronj. Ju uroj që të jenë të denjë për babin dhe mamin natyrisht se motra është e vogël akoma dhe ne do të jemi gjatë të gjithë kohës me ju. Edhe kur të mos jemi ne, këtë ligj nuk e ndryshon njeri se nuk ka arsye”, tha Rama.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForwardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në maj të vitit 2019 në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive në Letoni.

Mjeku gjinekolog  Leonard Kamberi humbi jetën në moshën 47-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai ishte i shtruar për rreth dy javë në spital, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, për pasojë humbi jetën më 8 dhjetor 2020.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës, ja çfarë përfitojnë fëmijët:

  • - 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
  • - 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;
  • - 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;
  • - 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;
  • - 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Për vlerësimin e aplikantëve që përfitojnë nga ky status është ngritur një komision i posaçëm me në krye ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Aplikimet janë të hapura, ndërsa ato do të vlerësohen rast pas rasti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 30/08/2022 21:50

    ORE POR KUR RITET NR I FËMIJVE DUHET TË NGRIHET PËRFITIMI JU JA ZVIGLONI. 1 FËMIJ MER 100% KURSE 1 FËMIJ QË KA TRE VLLEZËR MER 30%. SIKUR KA DIÇKA QË S'SHKON.... SHTET MASHTRUSDIGITAL....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore