Ekspozita e Fahredin Spahisë “Rugova” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës si pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturor të Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ku pjesë e aktivitetit ishte edhe një konferencë shkencore për figurën njerëzore, politike dhe kulturore të Rugovës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri ditën e shtunë në Tiranë.
15 fotografi të ish presidentit Ibrahim Rugova janë pjesë e ekspozitës së fotografit Fahredin Spahija. Ato janë “rrëmbyer” me një fokusim të veçantë prej syrit të fotografit. Në punë e sipër ka arritur të lexojë emocionet e Ibrahim Rugovës, që janë më shumë se dhjetëra fjalë që mund të kumtojë një lider.
“Unë këto foto nuk i kisha menduar t’i ekspozoja, -rrëfen për Shqiptarja.com, Fahredin Spahija. –Unë kam bërë punën time duke ndjekur ngjarjet. Kanë qenë çaste që më lidhin mua vetë me emocionet ose mbresat e atyre çasteve. Për mua këto fotografi ishin si një lloj ditari fotografik personal. Por Ministrija e Kulturës pati idenë që unë t’i eskspozoja.
Më thirrën nga Kabineti i ministrit të Kulturës Kujtim Shala, në fillim të janarit të këtij viti dhe më kërkuan që të realizojë një ekspozitë me fotografi të zgjedhura të Rugovës. Kjo më preokupoi dhe emocionoi njëkohësisht. Për më shumë se tri javë isha i preokupuar me përzgjedhjen e imazheve që kishin ngrirë para aparatit tim nga angazhimet politike të Rugovës në periudhën e pasluftës deri në momentin kur në janarin e acartë të vitit 2006, ish presidenti u varros në varrezat e Velanisë.”, rrëfen Spahija, duke theksuar se Fotografitë shpërfaqin angazhimin politik të Rugovës, adhurimin që populli i Kosovës e kishte dhe e ka për të si në kohën sa ishte i gjallë po ashtu edhe kur ndërroi jetë si dhe portrete të realizuara në rezidencën e tij, në Velani.
FOTORedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56