15 ha pa leje te inceneratori i Tiranës, PL pyet SPAK: Çfarë bëhet me kallëzimin?!

15 ha pa leje te inceneratori i Tiranës, PL pyet SPAK: Çfarë bëhet me kallëzimin?!

Nënkryetari i partisë së Lirisë, Endrit Braimllari kërkon që SPAK të çojë para hetimet për inceneratorin e Tiranës, pas kallëzimit të Monika Kryemadhit se 15 hektarë tokë ku janë hedhur inerte janë jashtë lejes së inceneratorit.

‘U bë një muaj nga denoncimi i deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi  ku në shkelje të ligjit, në territorin e Bashkisë së Tiranës janë zaptuar 15 hektarë tokë, ndërtim pa leje… janë depozituar dhera duke ndryshuar relievin e territorit nga liqenor e kanë kthyer në kodrinor.

I kemi bërë thirrje disa herë publike qeverisë, Ministrisë së Brendshme… të mos bëhet palë me këtë aferë korruptive, por të shkojë atje, të verifikojë në terren, të shikojë sesi janë zaptuar 15 hektarë tokë. Çdo shkëmbim i drejtorave të bashkisë me Erion Veliajn nuk i shërben drejtësisë dhe interesit publik.’- tha Braimllari.

Më 12 dhjetor Kryemadhi firmosi një kallëzim të ri për inceneratorin për të cilën tha se do ta depozitojë në SPAK.

Kryemadhi publikoi pamjet me dron në zonën e inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj rezulton se janë depozituar inerte deri në 15 hektarë nga territori i saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja