15 mld lekë për garancinë sovrane 2 për bizneset e prekura nga COVID! Shteti garant i 60 % të principalit të kredisë

15 mld lekë për garancinë sovrane 2 për bizneset e prekura nga COVID! Shteti garant i 60 % të principalit të kredisë

Qeveria shqiptare ka dhënë 15 miliardë lekë mbështetje për garancinë e dytë sovrane, duke u ofruar një mundësi financimi të gjithë sipërmarrjeve që u prekën nga pandemia. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Financave, Anila Denaj në një status në facebook duke shkruar se garancia sovrane 2 ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet që kanë një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore, duke përjashtuar ato biznese që cilësohen si kreditorë të këqij.

Nga këto kredi që biznesi do të marrë, qeveria del garant për 60 % të çdo huaje që bankat do të lëvrojnë për to, ndërsa 40 % tjetër do të dalë garant banka.

Kredia e marrë nga sipërmarrësit nga garancia sovrane 2 ka një afat shlyerjeje deri 5 vjet, ndërsa prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë për të përfituar prej saj. Gjithashtu kjo garanci sovrane 2 u siguron hapësirën bizneseve për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj.

Garancia sovrane 2 do të mbështesë sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe synon që të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja