Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, deklaroi sot se reforma në sistemin e inspektimeve synon të ulë barrën administrative për bizneset dhe t'i japë përparësi parandalimit të shkeljeve, në vend të kontrolleve dhe gjobave.

Gjatë Konferencës mbi Investimet dhe Përmbushjen e Kërkesave Ligjore, Sula theksoi se inspektimet do të bazohen te analiza e riskut, këshillimi i bizneseve dhe respektimi i standardeve ligjore.

“Një sistem modern inspektimi nuk mund të vlerësohet vetëm nga numri i kontrolleve apo masave administrative, por mbi të gjitha nga aftësia për të parandaluar shkeljet, për të reduktuar risqet dhe për të nxitur respektimin e ligjit”, tha Sula.

Ai sqaroi se kjo qasje nuk do të thotë dobësim i kontrolleve shtetërore.

“Ne synojmë një sistem ku burimet institucionale përqendrohen aty ku rreziku për interesin publik është më i lartë, ndërsa subjektet që respektojnë ligjin përfitojnë nga një administratë më e parashikueshme dhe nga reduktimi i barrës së panevojshme administrative”, deklaroi kryeinspektori.

Sula shtoi se reforma parashikon edhe digjitalizimin e proceseve, forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e trajtimit të ankesave përmes mekanizmave përkatës dhe platformës “e-Albania”. Ai theksoi gjithashtu se profesionalizmi i inspektorëve dhe investimi në përgatitjen e tyre do të mbeten përparësi të reformës.


Lajmi kryesor:

Inspektoriatet jo më kontrolle të befasishme në biznese, Rama: S'mund të shkohet si për të kapur një grup kriminal! Inspektorët do pajisen me kamera inteligjente! Ibrahimaj: Sistemi i ri në 2027