Një garë e veçantë u zhvillua ditën e sotme në shpatet e malit në Sarisatllik të Krujës.
Pilotë të makinave të modifikuara sportive nga 15 vende të botës u bënë bashkë në një garë të veçantë.
Kryeministri Edi Rama ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga kjo garë, e cilësoi këtë një tjetër “provë force” të turizmit shqiptar.
“Gara e veçantë që ngjiti në malin Sarisalltik në Krujë plot 15 flamuj të ndryshëm shtetesh, si një tjetër “provë force” e turizmit shqiptar, potenciali i të cilit shtrihet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë që sapo ka nisur fluturimin, falë vitesh pune e këmbëngulje të madhe për të dalë nga humnera e 10 vjetëve më parë”, u shpreh Rama.
Shqipëria u përfaqësua në këtë garë nga profesori i apasionuar Gentjan Shaqiri.
Kjo garë është e regjistruar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe e vlefshme për Kampionatin e Zonës së Evropës Qendrore (CEZ-FIA).