Vazhdon situata kritike në Kosovë për sa i përket COVID-19, ku gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 755 persona, sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar 15 viktima.
Shifrat e sotme në Kosovë kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme, ku janë shënuar 704 raste të reja dhe 9 viktima, gjë që është tepër shqetësuese.
Një lajm pozitiv është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 553 pacientë, megjithatë rastet e infektimeve me koronavirus dhe numri i viktimave në Kosovë vazhdon të jetë konstant në nivele stratosferike, pavarësisht masave të marra nga qeveria.