Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh emocionues në 15-vjetorin shtetit sovran të Kosovës. Osmani thotë se kjo datë na kujton sakrificën që u dha për të qenë Kosova e pavarur. Për këtë, Osmani dhe krerët e shtetit të Kosovës por edhe homologu i saj shqiptar Begaj, kanë shkuar të nderojnë figurat dhe monumentet simbol të Republikës së Kosovës. Osmani kujton me nderim të madh, familjen e Adem Jasharit, ish presidentin historik Ibrahim Rugova si dhe në monumentin e të pagjetura, për të kujtuar se plagët e thella janë ende prezent. Por përtej këtij sfondi, Osmani shprehet 17 shkurti është edhe ditë shprese, që Kosova të jetë pjesë e familjes euroatlantike, atje ku i takon të jetë.
“Në këtë 15 vjetori të pavarësisë së republikës sonë kujtojmë sakrificën që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të ishte e pavarur.
Jemi këtu me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit por edhe me delegacionet për të nderuar sakrificën e familjes Jashari trimërinë dhe guximin e tyre të cilën u vunë themelet e vendit tonë. Pak më herët nderuam edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, arkitektin e shtetit të Kosovës. Bëmë nderime dhe në monumentin e të pagjeturve, për të kujtuar që plagët janë akoma të thella, bëjmë përpjekje çdo ditë për të gjetur të dashurit tanë.
Sot është ditë shprese, p[re shkak se Kosova jo vetëm që është vendi me më të rinjtë për nga mosha por e ka dhe rrugën e qartë përpara, ajo rrugë është rruga euroatlantike dhe Kosova e ka aty vendin.”- u shpreh Vjosa Osmani.
Edhe presidenti Begaj uroi 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Kënaqësi të jem këtu në 15 vite Pavarësi të Kosovës. Rrugëtimi ynë është përpara, në rrugëtimin euroatlantik."- tha Begaj.
Kryeministri Kurti nga ceremonia e nderimeve të figurave të shquara të shtetit të Kosovës, u shpreh se rruga për të ecur përpara e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që është paguar për të arrirë pavarësinë e shtetit sovran të Kosovës.
“Teksa festojmë, kujtojmë me mall e krenari ata të cilët vetë mohuan dhe sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit. Ardhja jonë këtu, në këtë ditë kaq të rëndësishme tregon që rruga jonë përpara, e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për ta pasur pavarësinë. Gëzuar!”- tha Kurti.
Lajmi kryesor: