15 vjet pa bërë seks! Aktorja e madhe tregon arsyen pse

15 vjet pa bërë seks! Aktorja e madhe tregon arsyen pse

Aktorja e famshme e ‘Terminator’ Linda Hamilton ka folur për dy dekadat e jetës së saj larg nga ekrani. Ndër të tjera ajo ka treguar dhe për jetën seksuale.

Aktorja 62 vjeçare ka treguar për ‘The New York Times’ se e shijon kohën e kaluar në vetmi si askush tjetër. Ajo ka treguar se në 15 vite nuk ka patur marrëdhënie seksuale sepse kjo nuk i intereson.

Hamilton ka treguar se është në një marrëdhënie romantike me botën dhe njerëzit çdo ditë.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për vendimin për t’u rikthyer sërish në kinematografi.

“U mendova për gjashtë javë para se të vendosja që do ta pranoja rolin,” tha Hamilton. “S’isha e sigurt nëse e doja. Nuk doja të dukej sikur po e bëja thjesht për paratë. Bëj një jetë të qetë, një jetë njeriu të rëndomtë dhe s’e dija në doja të hiqja dorë nga gjithë kjo për 15 minuta famë.”

‘Terminator: Darke Fate’ do shfaqet në kinema më 1 nëntor në SHBA dhe Hamilton do jetë krah Schwarzenegger.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh