Shumica prej nesh e mbajmë mend mirë ku ndodheshim të premten e 15 viteve më parë, kur dëgjuam lajmin se Lady Diana ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik në Paris. Të gjithë kujtojnë sot sërish princeshën e famshme, e cila fitoi jo vetëm zemrat e britanikëve, por më gjerë se kaq mundi të kthehet në një simbol për gjithë botën.
Jeta e Dianës mori fund 31 gushtin e vitit 1997, kur ishte vetëm 36 vjeçe, ndërsa paparacët që e ndiqnin për ta fiksuar në foto me mikun e saj, Dodi Al-Fayed, bënë që makina të humbte kontrollin duke u përplasur në një tunel. Mijëra britanikë dhe turistë pritet të nderojnë Dianën duke vendosur lule në ish shtëpinë e saj në Kensington Palace. Diana lindi në një familje aristokrate angleze me prejardhje mbretërore dhe u bë një figure publike me shpalljen e fejesës së saj me Princin Charles. Diana dhe Charles u divorcuan me 28 Gusht 1996.
Pas shkurorëzimit me Princin e Uellsit , Diana e humbi titullin e saj “Lartesia e Saj Mbretërore”, mirëpo duke e mbajtur titullin Princeshë e Uellsit. Gjatë martesës me Princin e Wellsit ajo kishte dy djem William dhe Harry.
Mediat britanike njoftojnë se Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton kanë vendosur që javën e ardhshme të vazhdojnë turin e lënë në mes nga Lady Diana.
Përpara se të vdiste ajo duhet të bënte një vizitë në Malajzi dhe William tanimë do ta vazhdojë misionin duke plotësuar dëshirat e saja të fundit
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com