Më inovatori, prezantohet projekti i Automotopark në Elbasan! Rama: Brenda 2030 presim Formula 1! I hapur 365 ditë të vitit

Formula 1 në Shqipëri nuk është më një ëndërr. Në Elbasan është prezantuar projekti për Auto Moto Parkun, i ndërtuar në bashkëpunim një ekip të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, për ta kthyer në një nga pistat më inovatore të botës. Mbi të tjera do të jetë një motor i ri ekonomik, ku përveç pistës përfshihen hapësira për panaire, muze, retro, qëndra edukative motosporti dhe qëndra edukimi për sigurinë rrugore.

“Zhvillojmë projektin e Auto Moto Park, një projekt i detajuar plotësisht në bashkëpunim me Formula 1, duke ndjekur të gjitha sugjerimet apo adresuar të gjitha kritikat e skuadrës së vendosur në dispozicion të këtij projekti nga drejtuesi ekzekutiv i Formula 1. Ndërkohë në territor vazhdon puna për të përgatitur të gjithë terrenin mbi të cilin do të zhvillohet projekti, infrastrukturën, hyrjet dhe daljet. Mund të shikoni se ka një punë që bëhet atje. Ambicia është që Shqipëria 2030, të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para disa kohe. Ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre basti duket i pamundur.

Nuk bëhet fjalë për një investim për një garë, por për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, jo garë me makina sepse në harkun e 360 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion, ku në qendrën e vet do jetë siguria rrugore dhe që nga fëmijët vegjël, deri tek më të rritur që ngasin një makinë, do duhet t’i referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do jenë pjesë e të qenit tonë anëtarë të BE. Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë, por siç e vutë re nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes të formula 1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1.”, u shpreh Rama.

Padyshim intriguese është ndërtimi i pistës me standerte të Formula 1, që synon ta përfshijë Shqipërinë në hartën e Botërorit brenda 2030. Ajo që jetë e gjatë 4444 m ku mund të arrihet shpejtësia e 349 km.h. Një garë që mund të ndiqet brenda Auto Moto Parkut nga 300 mijë tifozë dhe që ka një audiencë prej 1 milardë shikuesisht në botë. Nga niveli global, në atë rajonal, ky projekt për Shqipërinë, do të tjetërsojë ndarjet që ekzistojnë tani.

“Ecim më tutje për të çuar më tej atë vizionin e bashkimit të Tiranës me Elbasanit dhe bashkëngjitjes së Elbasanit me Tiranën si një gjymtyrë e një metropoli, me daljen në det në Durrës, me shtrirjen në verilindje në Dibër, edhe më këtë krah në Elbasan. Korridori 8 që ne e përfshimë në rrjetin europian në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në 2023", tha Rama. 

Përveç pistës së Formula 1, Automo Moto Parku përfshin pistë Kartingu për kampionate botërore, piste gare me drag, garazhe pit-stopi të mbyllura dhe zyra unike të ‘race control’. Vendodhja është në zonën e Krastës buzë lumit të Shkumbinit, ndërsa punimet kanë nisur prej kohësh me vendosjen e strukturave mbrojtëse, për t’i hapur rrugë implementimit të projektit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
VIDEOLAJM/ Ja si do duket Automotopark në Elbasan

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e Automotoparkut në Elbasan. Report Tv iu sjell këtë video se si do të duket Automotoparku.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të shërbejë si një qendër europiane për rritjen e sigurisë rrugore sipas modeleve më të mira që ka sot Europa.

Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Angli/ Ushtari i Aldo Bares që kreu akt terrorist, Maksim Çela sot në gjykatën e emigracionit! Çfarë kërkoi

Angli/ Ushtari i Aldo Bares që kreu akt terrorist, Maksim Çela sot në gjykatën e emigracionit! Çfarë kërkoi