TIRANË- Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur disa fjalë për këtë datë, “më të dhimbshme të historisë, por njëkohësisht dhe një datë të ngadhënjimit të tyre mbi barbaritë, spastrimin etnik dhe gjenocidin serb .Berisha në një postim në Facebook shkruan se 15 vjet më parë, ish-kasapi i Ballkanit ndërmori spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Drejt Shqipërisë u nisën rreth 1 milion shqiptarë. Millosheviçi, me operacionin e tij
SHKRIMI I PLOTË
“Shqiptarët sot nderojnë një ndër datat më të dhimbshme të historisë së tyre, por njëkohësisht dhe një datë të ngadhënjimit të tyre mbi barbaritë, spastrimin etnik dhe gjenocidin serb. 15 vjet më parë, ish-kasapi i Ballkanit ndërmori spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Drejt Shqipërisë u nisën rreth 1 milion shqiptarë. Millosheviçi, me operacionin e tij
“Patkoji i Kalit”, synonte të realizonte jo vetëm spastrimin etnik të Kosovës, pra ëndrrën e tij të vjetër, por edhe përhapjen jashtë kufijve të ish- Jugosllavisë në Shqipëri të dramës së madhe njerëzore që kishte krijuar në Kosovë”, thekson Berisha në komentin e tij.
Ish-kryeministri në vijim shton “projekti i tij dështoi, shqiptaret, nga veriu në jug hapën zemrat dhe vatrat e tyre për vëllezërit të ndarë prej 50 vitesh.
Vetëm Kukësi, Hasi dhe Tropoja strehuan rreth çerek milion vëllezër kosovarë dhe po kështu mbarë Shqipëria”.
“Shqiptarët me mikpritjen dhe bujarinë e tyre u dëshmuan samaritanë të vërtetë dhe bënë të dështojë projekti ogurzi i Beogradit për të krijuar një tragjedi tjetër njerëzore në Shqipëri. Por kjo sagë vuajtje biblike e shqiptarëve të Kosovës pati dhe mrekullinë e saj: kthimin e tyre brenda një jave në vatrat e tyre pas kapitullimit të Milloshevicit si dëshmi e ngadhënjimit të tyre mbi barbaritë, vuajtjen, dhimbjen dhe gjenocidin.
"Ndaj të dashur miq, le të shprehim ne nderimin tonë më të madh për kalvarin e të gjithë atyre që 15 vite më parë u detyruan të lënë nën dhunë e terror shtëpitë e tyre por që u kthyen në ditët më të para të mundshme në vatrat e tyre dhe i rindërtuan ato nga shkrumb i dhe hiri si dhe për mikpritësit e tyre bujarë e fisnikë në Shqipëri!”, përfundon komentin e tij në rrjetin social ish- Kryeministri Berisha."
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com