150 vende të lira në polici për studentët ekselentë/ Hapen aplikimet, ja kriteret që duhet të plotësoni

150 vende të lira në polici për studentët ekselentë/ Hapen aplikimet, ja kriteret që duhet të plotësoni

Nga 1 Shkurti hapet aplikimi për studentët që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta për t'u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 150 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 1 Shkurt 2019 deri në datë 15 Shkurt 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Sipas policisë së shtetit kjo për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligj me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën "nënkomisar".

Kriteret e përgjithshme për pranimin në Akademinë e Sigurisë e këtyre kandidatëve:
- të jenë shtetas shqiptarë;
- të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje;
- të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
- të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë për t'u pranuar në këtë cikël janë:
- të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):
- të jenë në moshë jo më shumë se 29 vjeç;
- të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;
- të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;
- të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t'u nënshtrohen fazave të vlerësimit:
-Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga mesatarja e mesatares së ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në të njëjtin profil arsimor, si dhe ata me mesatare të njëjtë sipas institucionit ku aplikanti ka përfunduar shkollimin;
- vlerësimi i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
- intervistimi i aplikantëve;
- kontrolli shëndetësor;
- marrjes së shenjave të gishtave;
- verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta